Berisha: Të përgjysmohet taksimi i naftës! Revolta e qytetarëve do vendosë për këto kërkesa

Berisha: Të përgjysmohet taksimi i naftës! Revolta e qytetarëve do vendosë për këto kërkesa

12:19, 08/08/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, ia dedikoi konferencën e sotme për shtyp krizës së rëndë ekonomike, e cila po prek sidomos sektorin e turizmit.

Berisha tha se PD ka dy kërkesa. E para, që të subvencionohen urgjent biletat e transportit urban dhe inter-urban. Berisha kërkoi edhe përgjysmimin e taksimit për naftën.

"Së dyti, Partia Demokratike kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksë së taksimit të naftës, i cili në Shqipëri, me vlerën 1.1 euro është më i larti në botë, dhe është shndërruar në një faktor kryesor të çmimit stratosferik të kësaj lënde djegëse energjetike në Shqipëri.

Përgjysmimi i ngarkesës fiskale mbi litrin e naftës, domethënë ulja e saj nga 1.1 në 0.5 euro do të shoqërohej me një ulje korresponduese po kaq të rëndësishme të çmimit të naftës.

Ata që mendojnë se arka do boshatiset, kjo nuk është e vërtetë, ju them se nuk është e vërtetë! Mjafton që qeveria të zhdoganojë rreth 250 mijë ton nafte që kalojnë jashtë sistemit doganor në Shqipëri. Këtu duhet të jemi shumë të qartë se nuk ka, nuk ka asnjë lloj mundësie për naftë kontrabande në këtë vend, përveçse kur patronohet nga dora e zezë e qeverisë.

Ndaj dhe kërkoj edhe njëherë përgjysmimin me urgjencë të taksimit për litër nafte, i cili në Shqipëri është më i larti në botë,” tha Berisha.

Ai paralajmëroi Edi Ramën që të marrë parasysh këto kërkesa.

"Natyrisht unë jam i vetëdijshëm se Edi Rama, me arrogancën e tij dhe vesin e tmerrshëm të vjedhjes dhe pasurimit, duke vjedhur fonde dhe pasuritë publike, nuk merr dhe nuk do marrë parasysh këto kërkesa.

Por unë e garantoj se qytetarët shqiptarë në revoltën e tyre të ardhshme do të vendosin për këto kërkesa, dhe kërkesa të tjera të programit të emergjencës së Partisë Demokratike, siç është indeksimi i çmimeve dhe masa të tjera shumë të rëndësishme".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sulo08/08/2022 14:15

Nga heqja e takses se naftes po kerkoni pergjysmimin e saj !.Cfare ka ndodhur ?

Shto koment

Denonco