Sot qytetarët në protestë/ Berisha: Mbështes plotësisht kërkesat e tyre

Sot qytetarët në protestë/ Berisha: Mbështes plotësisht kërkesat e tyre

11:18, 08/08/2022
A+ Aa A-

Qytetarët kanë paralajmëruar protestën e radhës sot në orën 19:30 pas heshtjes qeveritare ndaj krimit të rëndë në Potam të Himarës.

Qytetarët kanë kërkuar shkarkimin e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro dhe largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot se ai e mbështet plotësisht këtë protestë.

“Edi Rama arrogant mbron veten, Çuçin e familjes dhe Kumbaron, refuzon kërkesat e qytetarëve.

Sot qytetarët në protestë të fuqishme në orën 19:30 për largimin e Çuçit, Kumbaros dhe Nanos.

Mbështetje të plotë protestës dhe kërkesave të qytetarëve”, shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco