Meta: Ka vetëm një PD! Do bashkëpunojmë shumë ngushtë me të

Meta: Ka vetëm një PD! Do bashkëpunojmë shumë ngushtë me të

11:54, 05/08/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta është pyetur nga gazetarët për reformën territoriale dhe bashkëpunimin e tij me Partinë Demokratike në kuadër të propozimeve ligjore për të.

I ngacmuar nga një fragment në pyetjen e një gazetari, Meta theksoi se Partia Demokratike është një dhe e vetme, ashtu siç është edhe populli opozitar, pasi koha kur flinte gjumë selia blu ka përfunduar sipas tij.

“Ka vetëm një Parti Demokratike dhe vetëm një. Është një parti me shumë kontribute. Do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD. Që është një vetëm një. Që është si populli opozitar. Koha e përgjumjes për hatër të PD ka mbaruar. 7 Korriku ishte një tregues i qartë i këtij zgjimi të vlerave më të mira të PD si parti e vlerave. Do punojmë shumë ngushtë me PD. Por edhe me PS për reformën territoriale”, tha Meta.

“Unë besoj tek populli, këta e nënvlerësojnë popullin, meqë mendon se e ka futur në laborator dhe mund të bëjë ç’të dojë me ta. Do përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë për të gjithë sadizmin që po tregon. Nëse do të kishte drejtësi do të ishte në burg”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco