FOTO/ 7 Korriku ndryshon ‘historinë’, Ramës dhe qeverisë i bie mbështetja, opozita rritet

FOTO/ 7 Korriku ndryshon ‘historinë’, Ramës dhe qeverisë i bie mbështetja, opozita rritet

13:43, 11/07/2022
A+ Aa A-

Protesta madhështore e shqiptarëve në 7 Korrik, ka ndryshuar edhe historinë e rrjeteve sociale, që nga nisja e matjes së tyre në vendin tonë.

Kompania TerraWorld me bazë në Kosovë, që bën matjet e pëlqyeshmërisë në rrjetet  sociale, raporton se është rritur shumë mbështetja popullore ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi.

Ndryshe ka ndodhur me Edi Ramën dhe qeverinë. Mbështetja ndaj tyre ka pësuar rënie të madhe, edhe pse propaganda dhe shumica e medias mundohen ti bëjnë sa më shumë artikuj reklamues.

Nga të dhënat e mbledhura nga kompania TerraWorld, është interesant edhe fakti se Partia Demokratike ka në rrjetin social Facebook 52 faqe që e mbështesin.

Ndërsa për Ramën dhe qeverisjen e tij janë më shumë se dyfishi i kësaj shifre. Bëhet fjalë për 119 faqen në Facebook, që mbështesin qeverinë.

Edhe pse PD-ja ka më pak se gjysmën e faqeve mbështetëse në Facebook, sërish pëlqyeshmëria ndaj opozitës ka pësuar rritje galopante.

Drejtues të kompanisë Terra, kanë bërë të ditur se, është hera e parë që ndodh kjo përmbysje që prej 4 vitesh, që ata kanë nisur të bëjnnë matjet dhe statistikat për mbështetjen dhe ndikimin në Facebook.

Sipas të dhënave të ofruara, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka rrëzuar nga vendi i parë, Edi Ramën.

Pas Ramës është sërish opozita që rënditet. Postimet e Grida Dumës kanë pësuar një rritje të shpejtë brenda pak ditësh.

Ndërkaq, Belind Këlliçi është personazhi tjetër i opozitës që ka shënuar rritje në ndjekjen e postimeve të tij në rrjetet sociale.

Më pas vjen presidenti Ilir Meta, i cili ka shënuar rritje dhe pas tij, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Ndërkaq, një prej personazheve kryesore të mazhorancës, Erion Veliaj nuk figuron askund në matjet nga data 4 deri në 10 korrik.

Në matjet e mëhershme 27 qershor, 3 korrik, Veliaj ka vetëm 1.59 për qind të hapësirës në kontrollet e bëra nga TerraWorld.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco