Sulmi i Ramës ndaj gazetarëve/ PD dënon censurën: Ndërkombëtarët t’i bashkohen reagimeve

Sulmi i Ramës ndaj gazetarëve/ PD dënon censurën: Ndërkombëtarët t’i bashkohen reagimeve

12:06, 02/07/2022
A+ Aa A-

Partia Demokratike reagoi zyrtarisht pas skandalit të radhës së kryeministrit Edi Rama me gazetarët.

Një ditë më parë, Rama sulmoi një tjetër gazetar për shkak se nuk i pëlqeu pyetja e tij.

Sipas Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj, ky është një akt i paprecedentë.

Hysaj tha se PD dënon vetëcensurën që Edi Rama po u imponon gazetarëve.

DEKLARATA E PLOTE

Partia Demokratike përshëndet qëndrimin kurajoz të gazetarit të A2, Klevi Muka. Ne, dënojmë censurën dhe mospërmbajtjen etike e protokollare të kreut të Qeverisë.

Dënimi me riedukim, duke i ndaluar pjesëmarrjen për tre muaj në konferenca shtypi, një gazetari, është një akt paprecedent i marrëdhënieve media-qeveri në gjithë Europën.

Të ngjashmit e këtij qëndrimi gjenden vetëm në Turqinë e Erdoganit, Rusinë e Putinit, Korenë e Veriut të Kim Yongut.

Partia Demokratike përshëndet reagimin e “Reporterëve pa kufij” pas incidentit në konferencën e djeshme të shtypit. Me këtë rast, u kërkojmë edhe organizatave të tjera të lirisë së shtypit, që të shtojnë presionin mbi një qeveri që nuk lejon gazetarët t’u bëjnë pyetje ministrave.  

Partia Demokratike u kërkon faktorëve relevantë ndërkombëtarë, të përfaqësuar në Tiranë, t’i bashkohen reagimeve kundër censurës mediatike.

Raportet e fundvitit nuk mjaftojnë.

Kontradikta mes raporteve dhe qëndrimeve këtu në Tiranë, nuk bie në sy për mirë.  

Në fund, ne i kërkojmë kryeministrit Rama të heqë nga komunikimi publik konferencën për shtyp.

Monologu, dhe jo dialogu, është streha e tij. Duket qartë, që në konferencat për shtyp ai nuk mund ta kontrollojë veten, dhe as situatën.

Kur një gazetar është në rrezik të mos-ushtrimit të profesionit, Shqipëria është në rrezik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krystal07/07/2022 05:44

There is nothing better than the sound of a little baby's breathing. Listening to this soothing music is a great way to drift off to sleep. https://youtu.be/ypfuDALM_1k

Shto koment

Denonco