Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Vrasja e Xhuvanit, Saraçi: Manipulime, policia s’mund të vepronte ndaj bandave të PS! Veliu e prokurori u shpërblyen

18:37, 29/06/2022
A+ Aa A-

Kryeredaktori i Syri Tv Romir Saraçi komentoi në emisionin ‘Task Force’ dosjen e prokurorisë për ngjarjen e Elbasanit ku u vra Pjerin Xhuvani 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Saraçi deklaroi se dy zv/drejtorët e policisë në Elbasan duhet të mbajnë përgjegjësi.

Saraçi shtoi se këta dy të fundit kanë qenë edhe të pafuqishëm përballë bandave në Elbasan që blinin vota për PS-në. Ndër të tjera Saraçi tha se efektivët e policisë po bëhen koka turku.

"Me ndjekjen penale që po bëhet po e shkatërrojnë atë dosje. Nuk është shkaku i ngjarjes. Zv/drejtorët duhet të mbajnë përgjegjësi, kanë qenë të pafuqishëm.

Nuk ka shans që të 8 të shkojnë me deklaratë të njëjtë para një prokurori. Drejtori i Policisë së Shtetit dhe Prokurori janë ata që kanë marrë shpërblimin për atë ngjarjen.

Policët po bëhen kokë turku për të shpëtuar porositësit e Mehmet Grecës. Janë koka turku. Janë parë live materialet zgjedhore.

Drejtuesi i prokurorisë dhe policisë u përdorën por nuk guxuan të mbajnë përgjegjësinë deri në fund.

Ata kanë bërë manovra duke bërë favorin. 1 vit për hapjen e kamerave të sigurisë. Kur duan i hapin dhe kur nuk duan jo.”-tha Saraçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco