Qeveria i jep 11,4 mln euro pa garë një kompanie, Vasili: Do t'i drejtohemi SPAK, vjedhje gjigante!

Qeveria i jep 11,4 mln euro pa garë një kompanie, Vasili: Do t'i drejtohemi SPAK, vjedhje gjigante!

12:25, 25/06/2022
A+ Aa A-

"Batërdi dhe vjedhje ditën për diell me paratë e shqiptarëve, SPAK vepro!" -  Kjo është thirrja me të cilën nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka paralajmëruar sot se do t’i drejtohen SPAK-ut për të hetuar skandalin e rëndë siç e cilësoi ai, dhënien nga ARRSH të tenderit prej 11,4 milionë eurosh për mirëmbajtjen e rrugëve, së vetmes kompani në garë, Salillarit, e cila ka dhënë një ofertë sa 99,99% e fondit limit pra me një diferencë prej rreth vetëm 800 euro nga pragu.

Vasili u shpreh në një koment në rrjetet sociale: “Nuk ka të ndalur grabitja e tërbuar e taksave të shqiptarëve nga qeveria dhe klientët e saj. Tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve të jugut jepet me 99.99% të çmimit. Vjedhje më shumë se kaq hapur nuk ka se ku të vejë.

Se në çfarë derexheje është niveli i rrugëve dhe mirëmbajtja e tyre të gjithë e shohin përditë. Qeveria, që nuk jep asnjë lek kompesim për çmimin e naftës apo vajit dhe bukës për qytetarët, i dhuron klientëve të saj tendera me 99.99% të çmimit dhe dhjetra milionë euro.

Por si të mos mjaftojë kjo, miliarda lekë vazhdon të grabisë qeveria përmes klientëve të saj të përhershëm.

Ne do t’i drejtohemi SPAK-ut dhe do të përdorim çdo mekanizëm parlamentar dhe politik që këto skandale kaq të rënda të dënohen dhe të marrin fund këto vjedhje gjigante të mundit e djersës së shqiptarëve,” theksoi ai.

Kontrata me ARRSH parashikon mirëmbajtjen për katër vjet të 7 akseve rrugore kombëtare, Tepelenë – Gjirokastër – Kakavi, Levan-Tepelenë, Vlorë- Sarandë, Gjirokastër – Sarandë, By Pass – Levan – Vlorë, 6 Ura e Kranesë – Konispol (Dogana Qafë Botë), dhe tre lote të rrugës gjysmë të përfunduar Kardhiq – Delvinë. Edhe në 5 vjetët e kaluara, kontratën e kishte po e njejta kompani, Salillari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES25/06/2022 15:51

O I NDERUAR VASILI!! MOS NA BEJ PER TE QESHUR TANI NE MES TE VAPES 40 GRADE!!! KUJT DO T'I DREJTOHESH PER KETE SKANDAL TE RAMES, VETE RAMES???!!! AHA, ME FAL! CFARE KE THENE? DO T'I DREJTOHESH SPAK-ut????!!!! PO NJESOJ ESHTE SI TI DREJTOHESH SPAK-ut, SI T'I DREJTOHESH RAMES, NE TE NJEJTEN DERE DO SHKOSH!! NGA DERA PERPARA, DO TE KALOSH NE NJE KORRIDOR TE NGUSHTE QE TE NXJERRE NGA DERA E PRAPME DIREKT NE RRUGE!! ASKUSH NUK DO TE PRESE, ASKUSH NUK DO TE PERSHENDES, DHE ASKUSH NUK DO T'A DHJESE KAS KETE DOSJE DHE ASNJE ANKESE!!!!! PETRIT VASILI DO T'I DREJTOHET RAMES PER VJEDHJET E VETE RAMES!!! U SHKULA NGA TE QESHURAT!!!! SERIOZISHT E KE O PETRIT??? APO PO BEN QYFYRE BEHARI? PERDERISA ATA TE JENE NE PUSHTET, NUK E RRUAJNE AS PER ZOTIN NE QIELL DHE JO NGA OPOZITA!!! I KANE QE TE GJITHE TE MBERTHYER PREJ KOQESH!!!

Shto koment

Denonco