Mediu në Forumin e Sigurisë në Londër: Në fokus siguria e rajonit, keqqeverisja e Ramës dhe integrimi në BE

Mediu në Forumin e Sigurisë në Londër: Në fokus siguria e rajonit, keqqeverisja e Ramës dhe integrimi në BE

17:59, 24/06/2022
A+ Aa A-

Kreu i PR Fatmir Mediu shkruan në rrjete sociale se ka marrë pjesë në Forumin e Sigurisë në Londër. Mediu shprehet se kanë diskutuar për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, efektet e saj në Europën Juglindore e veçanërisht në Ballkan.

Më tej Mediu bën me dije se kanë diskutuar për problemet në Bosnjë e Hercegovinë, mosnjohjen e Kosovës nga Serbia si cënim i stabilitetit të rajonin dhe problemet me zgjatjen e procesit të integrimit europian dhe mungesa e një prespektive të qartë, korrupsioni dhe keqqeverisja nga Rama.

Statusi i plotë i Mediut

Kënaqësi të organizoja bashkë me ELN, në House of Lords, Londër Forumin e Sigurisë. Përfaqësues të Parlamentit Britanik: Lord George Robertson ish Sekretari i Përgjithshëm I NATOs, Lord Des Broëne ish Ministri Mbrojtjes, Lord David Haney Ish Ambasador i UK në UN dhe BE, deputeti Mark Pritchard dhe Bob Scot së bashku me deputetë nga Ballkani: Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Kroacia etj, diskutuan për zhvillimet pas agresionit Rus në Ukrainë dhe ndikimet negative të Rusisë dhe Kinës në rajon

🔹Në takim ishim së bashku me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Dhurata Cupi, Damjan Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Lavdërim Krashi.

🔹Lord Robertson ishte folësi kryesor gjatë darkës së shtruar nga ELN(European Leadership Netëork).

🔹Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, efektet e saj në Europën Juglindore, vecanërisht në Ballkan

🔹Thyerja e sanksioneve dhe armatimi i Serbisë

🔹Problemet në Bosnje Hercegovinë , ndarja e Republika Sërbska

🔹Frenimi i dialogut dhe mosnjohja e Kosovës nga Serbia si cënim i stabilitetit te rajonit

🔹Problemet me zgjatjen e procesit të integrimit Europian dhe mungesa e një prespektive të qartë Europiane

🔹Problemet me korrupsionin dhe keqqeverisjen

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco