VIDEO-SYRI TV/ Alexis Hupin: Vazhdojnë sulmet ndaj prokurorëve e gjyqtarëve

17:35, 24/06/2022
A+ Aa A-

Bashkimi Europian përmes të ngarkuarit me punë në Shqipëri Alexis Hupi, shprehet se në sistemin e drejtësisë në vendin tonë, pavarësisht reformës, ka ndikime dhe ndërhyrje të papërshtatshme. Deklaratat u bënë nga pallati i Brigadave në Tiranë, gjatë një konference të organizuar nga ILD. Hupin shprehu edhe zhgënjimin e tij sa i përket vendimit të fundit të BE-së për negociatat.

Nga SYRI TV

I ngarkuar me punë i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Alexis Hupi është shprehur se në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, pavarësisht reformës vijon të ketë ndikime dhe ndërhyrje të papërshtatshme. Deklaratën ai e bëri gjatë një aktiviteti të organizuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Zyrtari i Bashkimit Europian komentoi edhe vendimin e të Enjtes nga Vendet anëtare të BE-së, ku për të disatën herë në Bruksel u ndez sërish drita e kuqe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave

Në këtë konferencë të organizuar nga ILD, morën pjesë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Zëvendësambasadori i SHBA, Demian Smith, i ngarkuari me punë i Delegacionit të BE-së, Alexis Hupin, dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Tiranë.

Temat kryesore të Konferencës janë pavarësia e magjistratëve dhe respektimin e interesit të publikut për punën e drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco