Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

'T'i hiqet mandati i Olta Xhaçkës'/ Ja kur mblidhet Këshilli për Rregulloren dhe Imunitetin

'T'i hiqet mandati i Olta Xhaçkës'/ Ja kur mblidhet Këshilli për Rregulloren dhe Imunitetin

17:25, 22/06/2022
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për t'i hequr mandatin deputetes Olta Xhaçka, pasi bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik nga qeveria si dhe ka përfituar nga pasuritë shtetërore. 

Kërkesa u depozitua një ditë më parë nga deputeti i PD, Agron Shehaj. 

Sot, Kuvendi ka njoftuar datën e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren dhe Imunitetin. 

Kërkesa e PD për Olta Xhaçkën do të shqyrtohet ditën e premte, 24 qershor.   

Shehaj denoncoi me dokumente para mediave dy ditë më parë, përfitimet që po nxjerr nga pasuritë shtetërore, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka nëpërmjet bashkëshortit të saj biznesmen dhe kunatës së saj, e paraqitur si investitore amerikane strategjike. Por, realisht, nuk është tjetër përveçse gruaja e vëllait të Xhaçkës në këtë aferë.

Xhaçka ka përfituar me vendimet e kryeministrit e Ramës, duke u bërë pronare e një resorti në Dhërmi. Në vitin 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike, me firmën e Ramës ka shpallur investitor strategjik kompaninë AG.TCC shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka për ndërtimin e një resorti me 5 yje në Drimadhes mbi 5 milionë euro. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. 

Shehaj tha para gazetarëve se denoncimin e tij do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. “Jemi duke mbledhur firmat për çuarjen e kërkesës për heqjen e mandatit të ministres Xhaçka. Cilat janë provat?! Provat janë të gjitha këto që kam shfaqur dhe këtu nuk kemi të bëjmë me një shpjegim “të sajuar” apo të bazuar mbi deklarata politike apo paragjykime, por me fakte.

Çdo gjë që patë me video është e bazuar me dokumente. Këtu kemi mundësi të dorëzojmë të gjitha faktet që kemi mbledhur dhe vendimet që ka marrë me firmën e Edi Rama, esktraktin e kompanive që janë të përfshira, dokumentin që kunata e Xhaçkës, e ashtuquajtura “investitore strategjitike” bashkëjeton me vëllanë e ministres Xhaçka".

Më 2 mars 2022, qeveria shqiptare, përmes një VKM-je, vendosi t’i jepte përdorimin e detit dhe plazhit në Gjilekë të Himarës, një kompanie pas së cilës fshihet Artan Gaçi, ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka.

Bazuar në dokumente, rezulton se kompania që do të investojë në resortin luksoz në plazhin e Gjilekës është AGTCC Hotel Management. Vitin e kaluar kompleksi me emrin “Dreamades Luxury Suites” mori statusin e investitorit strategjik dhe sipas dokumenteve në QKB, pas kësaj kompanie qëndron një shtetase amerikane e quajtur Tawni Lin Grzych-Sutton. Mirëpo vihet re se kompania në fjalë nuk ka eksperiencë në ndërtimin e resorteve, pasi është themeluar vjet në datë 25.06.2021.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vetë Gaçi, i cili u shpreh se është investitori strategjik dhe se i takon zona e plazhit përballë hotelit për të vendosur shezlongët. Ai shtoi se mes tij dhe kompanisë “AGTCC Hotel Management” është nënshkruar një kontratë ku njëra palë do të bëjë investimin dhe pala tjetër menaxhimin e resortit. 

“Unë jam investitori strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët. Më takon zona e plazhit përballë hotelit për të vënë shezlongët. Për të shmangur këtë konflikt interesi, unë gjeta një kompani tjetër me përvojë në këtë fushë, e cila do të marrë në menaxhim hotelin dhe plazhin dhe unë jam thjesht investitori. Kam folur me shumë juristë për këtë”- tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco