Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rama flet për ëndrra: Duam të sjellim garën e 'Formula 1' në Shqipëri

Rama flet për ëndrra: Duam të sjellim garën e 'Formula 1' në Shqipëri

21:38, 17/06/2022
A+ Aa A-

“Nuk kemi pse trembemi nga një ëndërr tjetër...” Kështu tha kryeministri Edi Rama në edicionin e parë të panairit të makinave "Automative Fair" në Shqipëri duke thënë se do të vijojnë punën për autoparkun e Elbasanit që në të ardhmen të realizohet gara e 'Formula 1' në vendin tonë.

Rama tha se shpreson që ëndrra të bëhet realitet ndërsa e cilësoi panairin të veçantë dhe të parin e këtij lloji ku ekspozohen gjëra shumë tërheqëse. Kreu i qeverisë vazhdon me ëndrrat e tij ndërsa të tjerë presin që 'Formula 1' të vijë në Shqipëri.

"Ndërsa do të vijojmë punën për autoparkun e Elbasanit, një sipërfaqe më të madhe se ajo ku zhvillohet panairi dhe shpresojmë që ëndrra për të parë një garë të Formula 1, natyrisht jo në të ardhmen e afërt, por në një të ardhme të arritshme na frymëzon dhe na jep besim që të shkojmë përpara."-tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco