Lajmi i fundit

Qytetarët në protestë para Bashkisë Tiranë, kërkohet dorëheqja e Veliajt

Nafta/ Berisha: Të ndërpritet urgjent veprimtaria e Bordit, vegël e qeverisë për të diktuar çmime stratosferike

Nafta/ Berisha: Të ndërpritet urgjent veprimtaria e Bordit, vegël e qeverisë për të diktuar çmime stratosferike

12:30, 03/06/2022
A+ Aa A-

 Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar sot t’i jepet fund menjëherë, veprimtarisë së Bordit të Transparencës së Karburanteve, që u ngrit disa muaj më parë nga qeveria me synimin, sipas saj për të mbajtur nën kontroll, rritjen e çmimit të naftës, benzinës dhe gazit.

Berisha akuzoi qeverinë Rama se ngritja e këtij bordi në kushtet kur çmimi i naftës në Shqipëri njeh rritje të pakrahasueshme me vendet e tjera, nuk është tjetër përveçse një vegël që kontrollon tregun për llogari të qeverisë.”

Berisha tha: “Qytetarët vetëm paguajnë çmimin e këtyre organizmave korruptive qeveritare të ngritura me qëllimin e vetëm për të diktuar çmime stratosferike dhe vjedhur qeveria sa më shumë me klientelën e vendit.

Kërkoj ndërprerjen urgjente të veprimtarisë së tyre, kërkoj dhe u bëj thirrje anëtarëve të bordit të japin dorëheqjen menjëherë, të mos shndërrohen në një vegël antikushtetuese e një qeverie që me vendimet e saj është njohur tashmë universalisht  si organizatë kriminale.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco