Vasili: Jemi kthyer në vitet më të errëta, Rama e ka çuar vendin 100 vjet mbrapa

Vasili: Jemi kthyer në vitet më të errëta, Rama e ka çuar vendin 100 vjet mbrapa

08:26, 01/06/2022
A+ Aa A-

Deputeti i LSI Petrit Vasili gjatë një interviste për Ora News ndërkohë që po fliste për marrëveshjen për detin me Greqinë tha se jemi në ditët më të zeza dhe se Edi Rma e ka kthyer Shqipërinë 100 vite pas duke diskutuar për integritetin territorial të Shqipërisë.

Petrit Vasili: Negociatat për detin nuk janë vendime që zgjidhen sot për nesër sepse janë vendime të mëdha kanë të bëjnë me integritetin territorial. Që të jemi në këtë integritet tërritorial është derdhur gjak për këtë gjë dhe kjo nuk është metaforë nuk është figuracion. Është derdhur gjak vërtet nga shumë shqiptar të cilët kanë pasur ideologji vetëm patriotizmin, të mbrojmë tokën tonë. Të gjithë i kanë mbrojtur, patriotët para '90-ës, partizanët në Luftën e Dytë Botërore edhe diktatura kur ishte i mbrojti kufijtë. Kjo është histori.

"Këtu jemi në ditët më të zeza, jemi kthyer në vitet e errëta të Esat Pashë Toptanit i cili mori atëherë ndëshkimin e merituar. Jemi kthyer paradoksalisht, në një moment ku njeri nuk fal centimetër, na ka kthyer Edi Rma 100 vite mbrapa të diskutojmë integritetin territorial të Shqipërisë", u shpreh Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco