Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

'Demokratët e Elbasanit në shumicë dërrmuese zgjodhën të rithemelojnë PD'

'Demokratët e Elbasanit në shumicë dërrmuese zgjodhën të rithemelojnë PD'

14:31, 27/05/2022
A+ Aa A-
Nga Luçiano Boçi/

Ata që flasin sot në emër të demokratëve të Elbasanit, nuk e dinë as ku fillon ura e Zaranikës dhe as ku mbaron ajo e Shkumbinit, e jo më të dinë sentimentin politik të tyre.

Sa për bandat që gjoja na paskan detyruar demokratët të zgjedhin zërin e vetë demokratëve, demokratët dinë shumë e më shumë gjëra se shkuesit e këtillë e shkruesit e deklaratave të tilla bajate në faqet e fcb, të mbajtura peng.

Demokratët e Elbasani nuk u përulën as në 25 Prill dhe nuk imponohen edhe tani nga askush.

Demokratët e Elbasanit në shumicë dërrmuese zgjodhën me vetëdije të plotë të rithemelojnë PD, të rikthejnë besimin dhe të ribëjnë aksionin e fortë opozitar.

Dhe ata që ende hezitojnë e kanë derën e hapur, sepse sinqeriteti i tyre dhe kontributi i dhënë ndër vite nuk vihet asnjëherë në dyshim.

Miklimeve me sajesa “dashurish” e “qarje hallesh” nga kilometra larg, ata ia kanë pirë lëngun.

Se kush bën lojën e Ramës dhe njihet nga ai zyrtarisht si “opozitë e mirë” e që tërhiqet prej hunde, tashmë e shohin të gjithë.

Zhguni i “përkrahjes ndërkombëtare pa kufij” i trumbetuar pa kufij, nuk e mban dot vapën e verës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco