‘Golden Bullet, rikoshet mbi narkoqeverinë’

‘Golden Bullet, rikoshet mbi narkoqeverinë’

17:36, 22/05/2022
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Të mbrohet jeta dhe familja e Xhixhës.

SPAK mbron Dumanin që u rrëfen ato që duan!

SPAK lë në mëshirë të vrasësve Xhixhën për rrëfimin e tij dhe akuzat e tij klamoroze kundër qeverisë dje në sallën e gjyqit.

Besian Xhixha deklaroi dje në sallën e gjyqit atë që ka denoncuar dhjetra herë qytetari dixhital dhe e dinë mirë i gjithë Elbasani:

Lidhjen e Dumanit dhe bandës së Elbasanit me nivelet më të larta të narkoqeverisë, SPAK-un e partisë, narkodrejtësisë dhe narkopolicisë!

Rikujtoni këtu vetëm prokurorin e Elbasanit, Alfred Shehu i cili për të mbrojtur Taulant Ballën dhe bandën e tij gënjeu publikisht më dt. 25 prill 2021 duke deklaruar se në makinën e Kel Çamit nuk u gjetën materiale zgjedhore. Në vend të ndëshkimit ligjor për aktin  e tij të manipulimit të provave të vend ngjarjes  ku mbetën një i vrarë dhe katër të plagosur prokurori i bandës u ngrit në detyrë në Skapin e Partisë.

Xhixha faktoi dje se Dumani ka dëshmuar vetëm vrasjet krimet që dëshiron SPAK i partisë dhe jo ato që dëshmojnë se banda mizore ishte e qeverisë dhe mbijetonte me mbështetjen e saj.

Xhixha akuzoi Dumanin se po fsheh krimet e tij pasi sipas Xhixhës vrasësi serial Nexhmedin Dumani ka ekzekutuar jo 7 por 12 vetë.

Të dashur miq afera Dumani fakton:

1- Bosët e krimit të lidhur direkt me qeveritarët narkoshtetin u njoftuan që të largohen nga vendi.

Pikërisht kjo detyroi Ramën të dalë në media fill pas konferencës së shtypit Kraja - Nono me qellim që të mund të fshihte dështimin e qëllimshëm të operacionit.

2- Dumani është i penduar dhe po flet vetëm ato që dëshiron SPAK i Partisë.

3- Xhixha nxori lakuriq në sallën e gjyqit lidhjet e Dumanit me deputetë, ministra, Skapiste, narkoprokurorë dhe narkopolicë.

Duke dënuar këtë parodi, lojë me krimin e narkoshtetit, ju bëj thirrje mediave dhe Avokatit të Popullit të monitorojnë me vëmendje të madhe kushtet por edhe kërcënimet eventuale për eleminim të Xhixhës, dëshmitarit të lidhjeve të Edi Ramës, narko ministrave, narkopolicëve, narkoskapistave të tij.

Unë gjithashtu paralajmeroj Edi Ramën se çdo gjë që do të ndodhë me jetën e Besian Xhixhës do të mbahet personalisht përgjegjës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco