Fatos Nano është në gjendje të rëndë shëndetësore

Fatos Nano është në gjendje të rëndë shëndetësore

14:18, 20/05/2022
A+ Aa A-

Burime të afërta me familjen, deklaruan sot se ish-kryeministri Fatos Nano është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtimin mjekësor.

Mesohet se ai ndodhet nen trajtim mjekesor dhe po merr oksigjen me pajisje ne kushtet e shtepise. 

Ish-kryeministri Fatos Nano ishte raportuar në gjendje jo të mirë shëndetësore edhe një vit më parë.

Më 28 maj 2021 ai u paraqit në një spital në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa në pamjet e publikuara Nano shihej të dilte nga makina e tij, i shoqëruar nga bashkëshortja Xhoana Nano.

Në pamundësi për të ecur në këmbë, Nano, që mbante edhe një maskë mbrojtëse ndaj COVID, u mor me një karrocë me rrota për t’u futur në spital.

Tre ditë më pas, ai u pa në Rinas, ku priste të nisej jashtë vendit, ndërsa rojet e tij ndaluan kamerat e pranishme të merrnin pamje të ish-kryeministrit që kishte vështirësi në lëvizje.

Në të gjitha rastet kur është përfolur për gjendje të rëndë shëndetësore, Nano i ka përgënjeshtruar, duke u shprehur se ishte ‘si kokrra e mollës’ dhe duke fajësuar mediat për spekulime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nuk ka rendesi20/05/2022 16:46

Te shkuara, por ka dhe molle te krimbura.

lushingabarbullushi20/05/2022 14:23

Te shkuara!

Shto koment

Denonco