Vazhdon jehona e skandalit të një dite më parë, kur mazhoranca e kryeministrit Edi Rama mohoi gjenocidin serb në Srebrenicë.
Këshilltari i CDU-së, Martin Henze shkruan se parlamenti duhet të shpërndahet pas këtij skandali.
Sipas ekspertit gjerman, rrëzimi i rezolutës është një shkelje që dhunon arsyen e ekzistencës së shqiptarëve.
“Vota e qeverisë autokratike ‘Rama’ kundër vendimit të parlamentit për miratimin e gjenocidit të Srebrenicës është një shkelje thelbësore e arsyes së ekzistencës së shqiptarëve dhe integrimit evropian.
Parlamenti duhet të shpërndahet, duhen zgjedhje të reja”, shkruan ai.
© SYRI.net