‘Oltion Bistri, narkokomisari i lartë e Edvinit kishte liruar tre javë më parë trafikantin që bëri aksidentin te rruga e Kavajës’

‘Oltion Bistri, narkokomisari i lartë e Edvinit kishte liruar tre javë më parë trafikantin që bëri aksidentin te rruga e Kavajës’

22:43, 08/05/2022
A+ Aa A-

Ish kryeministri Berisha ka postuar në faqen e tij në facebook një mesazh që ka mbërritur në adresë të tij dhe që jep detaje mbi autorin e aksidentit të sotshëm tek rruga e Kavjës.

Në këtë mesazh denoncohet se ka qenë Oltion Bistri, Drejtori i Forcës Operacionele në Policinë e Shtetit ai që ka ndikuar për të liruar pak kohë më parë Ajes Sulejmanin i cili ishte arrestuar nga policia.

Ja postimi i plotë:

Superskandal!

Oltion Bistri, narkokomisari i lartë e Edvinit kishte liruar tre jave më parë trafikantin Ajes Sulejmani!

Ky i fundit ishte i shumë kërkuar prej vitesh në Britaninë e Madhe!

Lexoni denoncimin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje Dr trafikanti që përpelasi një çift dhe foshnjen e tyre tre muajsh me makinë sot në Tiranë ishte miku dhe pagatori i Oltion Bistrit.

Ky i fundit është emruar direkt nga Edi Rama si Drejtori i Forces Operacionale ne Drejtorine e Pergjitheshme të Policisë dhe ka liruar thuhet kundrejt 200 mij eurove të shume kërkuarin nga Britania e Madhe Ajes Sulejmanin të arrestuar 3 javë më parë me kërkesë të Interpolit për ekstradim.

Policia e ka ndaluar kriminelin disa herë por ai është liruar me urdher të Bistrit! Perveç kësaj sot po me nderhyrje të Bistrit njoftimet e policisë për Sulejmanin kanë ndryshuar disa herë me qellim që të fshihej autori i vertetë i aksidentit të rëndë.

Gjithashtu ju informoj se Oltion Bistri është person me ngarkesa të medha kriminale, i perfshire në kultivim të lëndëve narkotike në vitet 2016 e 17 si ish shef i komesarjatit në Pogradec, si gjobëvënes në drejtimin e Komisarjatit Nr 2 si ish krahu i ish dr Policisë Ardi Veliu, i kontestuar shumë për këtë emërim edhe nga të huajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lomy08/05/2022 23:41

Po sikur s’ishim dakort me kontestimet nga te huajt…?!

Ervini08/05/2022 23:37

Ky Oltioni rezulton qe eshte i lidhur dhe me nje grup shume te rrezikshem narkotrafikantesh qe operojne ne zonen e Shijak -Rrogozhines. Parate e te cileve investohwn ne Hotele , nje nder ta eshte nje Hotel pa leje ndertimi ke Ura e Dajlanit. Gjithashtu ky grup sjell cdo jave me autobuze te linjes Itali-Durres shuma te medhaja euro cash qe burojne nga trafiku droges dhe ky Bistri i mbulon dhe dekonspiron aksionet e policise. Organet e zbulimit si dhe Spak ta hetoje kete informacion

Shto koment

Denonco