‘Zhbllokojeni shpejt rrugën e Rinasit, as fëmijët s’i çojmë dot në shkollë, as pleqtë në ambulancë'

‘Zhbllokojeni shpejt rrugën e Rinasit, as fëmijët s’i çojmë dot në shkollë, as pleqtë në ambulancë'

10:42, 02/05/2022
A+ Aa A-

Banorët e Rinasit i kanë bërë thirrje qeverisë sot dhe veçanërisht Autoritetit Rrugor Shqiptar që të kthejë sa më shpejt mbrapsht, urdhrin që bllokon rrugën e e tyre dhe e bën atë me vetëm një kalim, për shkaqe sigurie dhe lehtësim trafiku siç e kishte argumentuar ARRSH –ja.

Një përfaqësues i moshuar kërkoi që të thirrja e tyre të gjente mirëkuptim, sepse kishin arsye të forta për ta kundërshtuar bllokimin e njerit krah të rrugës.

 “Ndoshta sot ka ardhur ky momenti që ky komunitet nuk duron më. Na kanë hequr të drejtën të ecim në asfalt, na kanë hequr të drejtën të çojmë fëmijët në shkollë, prindërit në ambulancë. Të gjitha të drejtat, - theksoi zotëria.- Na kanë hequr të drejtën të shkojmë të punojmë tokën, të shkojmë në punë.”

Tashti të na japë një zgjidhje, ai që e ka dhënë këtë urdhër, se është urdhri ndoshta më i pastudiuar. Të na japë një mundësi zgjidhje dhe ne do të jemi dakord me paqe me mirëkuptim dhe t’i zgjidhim të gjitha.

Është ndoshta një çikë e çuditshme, një veprim shumë i gabuar. Ndoshta për të mbrojtur interesat e një individi apo të një kompanie apo një X-i se nuk mund të merrem me emra konkret, po kjo është padrejtësia më e madhe.

Edhe njëherë i bëj thirrje qeverisë nëse po e ndjekin live këtë prononcim. Të japin urdhra me sekonda që të zhbllokohet rruga se nesër do të jetë vonë. Nesër do të jetë vonë. Jo e nesërmja, por edhe ora, edhe minuti do të jetë shumë i vonuar. Ju lutem, thirrje thirrje thirrje, ARRSH-së: mos bëj të tilla veprime! Rruga është në tokën tonë, jemi në të drejtën tonë. Nuk kemi asnjë rrugë alternative!", theksoi i moshuari.

Njoftimi i ministres Balluku në Fb më 30 prill 2022:

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco