Baçi: '30 prilli' mesazh bashkimi, Berisha shkundi strukturat, bëri ndryshime të rëndësishme në PD

16:40, 01/05/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD Luan Baçi komentoi zhvillimet në Kuvendin Kombëtar në një lidhje të drejtpërdrejtë për Syri Tv. Baçi theksoi se Kuvendi i PD një ditë më parë ishte në vazhdën e një lëvizje shumë të fuqishme që nisi në PD pas datës 9 shtator. Për deputetin demokrat, Sali Berisha me lëvizjet e tij ka shkundur strukturat e PD në themel dhe ka dhënë mesazhe bashkimi.

"PD gjatë këtyre muajve ka pësuar ndryshime të rëndësishme dhe qenësishme. Në një kohë të shkurtër ka pasur aktivitete të iniciuara nga doktor Berisha dhe një organizim të mirë të PD, shkundje të strukturave që nga themelet. Mesazhi i dalë nga Kuvendi i 30 prillit ishte një mesazh bashkimi për të gjithë demokratët.

Ishtë një Kuvend demokrat që nisi, u mor si vendim në Kuvendin historik të 11 dhjetorit ku do të viheshin piketat kryesore të punës në PD."-tha Baçi.

Sa i përket fjalimit të Berishës dje në Kuvendin Kombëtar, Baçi theksoi se ishte një fjalim programatik ku vuri pikat kryesore për zhvillimet në PD.

Do presim tashmë, muaji maj është muaj fushate, zgjedhore do e quaja, më 22 maj mbahen zgjedhjet për kryetarin e PD-së. Mendoj se koha është e mjaftueshme.

S’jam me teorinë që kur ka një palë zgjedhje pritet që kandidatët të shpalosin platformën e tyre gjatë periudhës së një fushate, qoftë 1 mujore apo 45 ditë si në kodin zgjedhor.

Ata që futen në një garë brenda një subjekti politik, apo midis subjekteve, kandidatët janë ata që CV-në e tyre, angazhimin e tyre e kanë bërë prej shumë vitesh.

Ditët e fushatës zgjedhore janë më shumë ditë organizimi se sa i shërben kandidatit për të bërë njohjen e tij si individ.”-deklaroi Baçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco