Paloka: Alibeaj po ndjek axhendën që i la Rama në Kongresin e PS

Paloka: Alibeaj po ndjek axhendën që i la Rama në Kongresin e PS

14:15, 12/04/2022
A+ Aa A-

Deputeti Edi Paloka ka folur për mediat pasi ka dalë nga mbledhja e grupit parlamentar që po mbahet në selinë blu. Ai akuzoi hapur Enkelejd Alibeajn se është duke ndjekur në PD axhendën që i ka lënë në ngarkim, Edi Rama, në kongresin e socialistëve.

Edi Paloka: Për fat të keq është një mbledhje grupi, që drejtohet nga një njeri që vijon me axhendën e Kongresit të PS. Enkelejd Alibeaj vjen dhe e fillon mbledhjen e grupit, me axhendën e Edi Ramës, unë nuk e di si flitet për bashkim, kur Alibeaj nis mbledhjen duke folur për deputetë të përjashtuar.

Ka shkelur të gjitha parametrat, Enkelejd Alibeaj është shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, njësoj si të gjithë funksionet e tjera. 

E kemi pranuar për të mos krijuar një klimë përçarëse, fakti që kemi pranuar Alibeajn është pikërisht për këtë arsye, për të tentuar për të bashkuar çdo gjë që u prish nga Lulzim Basha. PD-në e drejton Komisioni i Rithemelimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari12/04/2022 15:55

Do ta kapni ju me shkelma dhe ta qisni jashte nga grupi parlamentar apo te vij une ta nxjerr per bythe funderinen.

Shto koment

Denonco