Presidenca i përgjigjet Erion Veliajt: Rrugaç i organizatës kriminale të inceneratorëve

Presidenca i përgjigjet Erion Veliajt: Rrugaç i organizatës kriminale të inceneratorëve

10:59, 09/04/2022
A+ Aa A-

Zëdhënësi i presidencës, Tedi Blushi, reagoi pasi kryebashkiaku Erion Veliaj e sulmoi presidentin Ilir Meta me fyerje në ditën e kongresit socialist.

"Në qoftë se Ilir Meta kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur, duke i shpallur luftë Amerikës, na duhet dikush që i shëron këto plagë dhe ne sillemi si një shtet serioz," deklaroi Veliaj.

Kurse Blushi e quajti Veliajn një rrugaç të Organizatës Kriminale të inceneratorëve, duke paralajmëruar konferencë për shtyp nga Ilir Meta.

"Organizata Kriminale e inceneratorëve përmes një keqbërësi të interesit publik, që përdoret si qen sulmi nga Brigadieri i kësaj organizate sulmoi sot figurën e Presidentit të Republikës me shpifje të denja për një rrugaç.

Të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë i dinë mirë arsyet se përse Organizata Kriminale e inceneratorëve dhe të gjithë kriminalizimit të shtetit e shoqërisë e urren Presidentin Meta si denoncuesin e palëkundur, bazuar mbi fakte publike dhe transparente, jo vetëm të aferës makabre të inceneratorëve, por edhe të shumë koncesioneve të tjera korruptive.

Presidenti i Republikës ndonëse kishte vendosur edhe në respekt të Kongresit të PS të mos bënte asnjë postim apo dalje mediatike, pas shpifjeve të programuara nga organizata e incineratorëve kundër Kreut të Shtetit, në respekt të të gjithë qytetarëve, por edhe të delegatëve të Kongresit të PS sot pasdite do të mbajë një konferencë shtypi," shkruan Blushi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dila09/04/2022 18:06

O Erjon kurva ty je bo me shar Ilir Meten o pleher o hajdut i bashkis ty komunis kur i keni dasht ju dhe etrit tuaj Amerikanet kur ..Ju te partise socialiste keni qen gjithmon kunder cdo gjeje ju keni botu kunder heqjes se vizave ju ps keni votu kynder hyrjes ne NATO ju keni votu kunder rruges kombit ju gjitjmone keni qen kunder europes dhe amerikes o legen Qe je ty Veliaj dhe Rama .

Shto koment

Denonco