TAP transporton gazin në Europë/ Arritja historike falë Berishës

TAP transporton gazin në Europë/ Arritja historike falë Berishës

11:04, 17/03/2022
A+ Aa A-

Në kushtet kur mbarë Europa është nën ethet e luftës me Rusinë, e cila ka provokuar një krizë energjetike, vjen një lajm i mirë.

Gazsjellësi Transadriatik TAP bëri me dije se një total prej 10 miliardë metra kub gaz natyror nga Azerbajxhani ka hyrë në Europë përmes pikës ndërlidhëse të Kipoit në kufirin grekoturk.

Nga 10 miliardë metër kub, afërsisht 8.5 janë dorëzuar në Itali.

Luca Schieppati, drejtor menaxhues i TAP, tha se ky është një moment historik simbolik, por shumë i rëndësishëm. Sipas tij, kjo shërben për të diversifikuar furnizimin me gaz në Europë.

Kujtojmë se Europa e ka kuptuar se varësia e saj ndaj gazit rus është e rrezikshme, prandaj po synon diversifikimin e furnizimit me gaz. TAP është projekti i rëndësishëm strategjik që i vjen në ndihmë Europës në kohën e duhur.

Ky projekt u realizua falë lobimit dhe mbështetjes së fortë nga qeveria shqiptare e kryesuar nga Sali Berisha.

Një lajm i tillë legjitimon këtë punë titanike dhe mjaft të rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë Perëndimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco