I lodhur dhe i hutuar, Basha kërkon mëshirë nga deputetët për të shpëtuar karrigen

I lodhur dhe i hutuar, Basha kërkon mëshirë nga deputetët për të shpëtuar karrigen

13:04, 12/03/2022
A+ Aa A-

Lulzim Basha, në fjalën që ka mbajtur përpara deputetëve sot në mbledhjen e grupit parlamentar, është shfaqur krejtësisht i hutuar dhe jashtë realitetit. 

Duke shfaqur shenja lodhje, Basha iu është lutur deputetëve që të mos e kryqëzojnë, por të gjejnë një zgjidhje, duke tentuar kështu të fitojë kohë. 

 

"Ne duhet të dalim me një zgjidhje, akt për zgjidhje. Është dramë nëse se keni kuptuar që unë jam në dispozicion për çdo zgjidhje. Ne duhet të dalim në një zgjidhje që bashkon të 3 këto pjesë. Në këtë lojë ka disa faktorë të tjerë pa të cilët nuk mund të ecim përpara. Ndaj duhet të gjejmë zgjidhje.

Deklarata ime i hap rrugë kësaj. Të diskutojmë përgjegjësitë për zgjidhjen. Të japim propozimet. Kalojmë më rrafsh jo emocional. Të kalojmë në diskutime me përgjegjësi, ofrojmë mendimet tona për zgjidhje", ka thënë Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco