Skandali/ KLSH: Veliaj jep 40.61 euro për ton, inceneratori nuk ekziston

Skandali/ KLSH: Veliaj jep 40.61 euro për ton, inceneratori nuk ekziston

13:06, 31/01/2022
A+ Aa A-

Bashkia e Tiranës po paguan në mënyrë të paligjshme inceneratorin e Tiranës për punë të pakryer. Auditimi I KLSH ka zbuluar se inceneratori i Tiranës nuk ka nisur ende punën 5 vite pas nënshkrimit të kontratës, ndërkohë që bashkia e paguan me 40.61 euro për çdo ton mbetje. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paralajmëruar se shkelje të tilla, që përbëjnë vepër penale, do të paraqiten për hetim në SPAK

Incineratori i Tiranës pritet të përfundojë në SPAK, pasi auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka gjetur një sërë shkeljesh që përbëjnë vepër penale. Hetimet kanë zbuluar se ky incenerator, i cili vijon të paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë, ende nuk ka përfunduar së ndërtuari 5 vite pas firmosjes së kontratës.

Sipas raportit, koncensionari ka vonesa në çdo pjesë të zbatimit të projektit, pasi përveç rrethimit me kangjella, asnjë punim tjetër nuk është realizuar 100 përqind. Kompania nuk ka nisur ende punimet për ndërtimin e vend-depozitimit të mbetjeve, i cili sipas kontratës duhet të kishte përfunduar në fund të 2020.

Vonesa ka dhe në ndërtimin e nënstacionit elektrik, ndërkohë mësohet se Njësia e Zbatimit të projektit është ngritur gjithashtu 3 muaj me vonesë. Referuar dokumentacionit të Komisionit Hetimor, inceneratori i Tiranës paraqet probleme dhe vështirësi në përmbushjen e detyrimeve të kontratës pasi nuk e ka pasur kapacitetin për ta zbatuar këtë projekt.

Në këtë aferë rezulton se janë të përfshirë Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Turizimit dhe Mjedisit dhe Bashkia e Tiranës.

Raporti identifikon si shkelje të institucioni të drejtuar nga Erion Veliaj tarifën e depozitimit të mbetjeve urbane. Sipas dokumentit të KLSH, Bashkia e Tiranës po paguan 40.61 euro/ton për një punë të pakryer duke qenë se inceneratori nuk ka përfunduar ende. Kjo vlerë duket se është dyfishuar që nga nënshkrimi i kontratës me Integrated Energy Bv SPV duke rënduar dyfish buxhetin e shtetit.

Sipas auditimit, as Bashkia e Tiranës dhe as Ministria e Infrastrukturës nuk kanë asnjë evidencë për negocimin paraprak të kësaj vlere me operatorin ekonomik koncesionar. Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës ka qenë në dijeni që Integrated Energy BV SPV ka marrë 2 kredi bankare dhe pavarësisht kësaj është shpallur fituese e koncensionit dhe vijon të marrë para nga buxheti i shtetit.

Kjo bie në kundërshtim me planin e biznesit të shoqërisë që ka deklaruar se ka kapital financiar për të kryer investimin ndonëse nuk siguron se sa nga këto janë prej të ardhurave të siguruara nga operimi edhe sa nga të ardhurat e marra nga buxheti./ORA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Uji rjedh31/01/2022 13:14

KAPS-SPAK

Shto koment

Denonco