Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Noka: Akti i rëndë kriminal ndaj Dukës, i paralajmëruar me zë e figurë nga Veliaj!

Noka: Akti i rëndë kriminal ndaj Dukës, i paralajmëruar me zë e figurë nga Veliaj!

08:27, 25/01/2022
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Flamur Noka e ka cilësuar më shumë se kriminal, sulmin me tritol ndaj kreut të FSHF-së, Armando Dukës, pasi ai ndodhur pikërisht pas një kërcënimi që ka lëshuar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, krahu i djathtë i kryeministrit.

Noka shkruan: “Sulmi ndaj shtëpisë së kreut të FSHF-së, Armando Dukës, është një akt i rëndë kriminal. Edhe më kriminal dhe i dënueshëm bëhet për faktin se ishte i paralajmëruar me zë e figurë nga pushteti. Sulmi erdhi pa u bërë 24 orë kur Erion Veliaj e sulmoi me “tritol”verbal.

“Jo UEFA e FIFA të zbresë, por edhe sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për t’ia nxirë jetën këtyre me prokurori e SPAK. Tani edhe në rast se duam të tërhiqemi, nuk tërhiqemi dot sepse nuk tërhiqen agjencitë që janë vënë në lëvizje; prokuroria është vënë në lëvizje”- thotë Veliaj.

E tmerrshme. Jashtë çdo imagjinate njerëzore. Pushteti dhe Mafia janë shkrirë në një. Një nga agjencitë e vëna në lëvizje qenka dhe agjencia e krimit. Ajo kontrollohet me kollaj nga pushteti dhe vepron shumë më shpejt se agjencitë e tjera.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco