Rama përdor SHBA-në si kamxhik, Veliaj përdor SPAK-un/ Një ditë e zezë për vendin

Rama përdor SHBA-në si kamxhik, Veliaj përdor SPAK-un/ Një ditë e zezë për vendin

20:14, 24/01/2022
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë dhe të lodhshëm, nga ata që mbajnë zakonisht sivëllezërit e tij në vendet autokratike. Përpara deputetëve të tij, që janë thjesht kartona të lëvizshëm, ai sulmoi presidentin Ilir Meta.

Por nuk ishte ky lajm. Ai sërish vazhdoi që të përdorë emrin e SHBA si një kamxhik ndaj kundërshtarëve. Duke folur për opozitën që do ketë përballë në zgjedhjet e 6 marsit, Rama e quajti Metën një grata-non grata të amerikanëve.

Nuk është hera e parë që Rama e përdor SHBA si një kamxhik. Po nëse kjo deklaratë u tret në mediat e tjera, nuk u desh shumë kohë dhe një tjetër skandal tronditi vendin.

Një audiopërgjim i kryebashkiakut Erion Veliaj, i njohur gjerësisht si qeni i sulmit i Edi Ramës dhe si vegla e tij, nxori në pah atë që tashmë dihet. Nëse Rama përdorte Amerikën si kamxhik, Veliaj përdorte SPAK-un për të kërcënuar të gjithë kundërshtarët e tij.

Lehtësia me të cilën mazhoranca e përdor drejtësinë e ashtuquajtur të re për të shantazhuar kundërshtarët, është kthyer në diçka normale. Vetëm disa orë më parë një investigim zbulonte se si emërimet në SPAK po shërbejnë si ilustrim për kapjen e drejtësisë nga qeveria.

Veliaj zbuloi në atë audio-përgjim skandaloz faktin më të rëndë: se FSHF ka mbetur i vetëm ishull që nuk është në duart e tyre. Parlamenti, drejtësia, opozita e Lulzim Bashës janë të gjitha nën kontrollin e tyre.

Një raport ekspertësh sugjeron se Edi Rama ka nën kontroll më shumë pushtete edhe se Partia e Punës. Kjo situatë e frikshme mori konfirmim ditën e sotme.

Dhe nëse keni pasur iluzione se jetojmë në monizëm, mos u gënjeni nga aparenca. Autokracitë e sotme nuk janë si dikur, me baza të forta ideologjike. E vetmja ideologji e tyre sot është krimi dhe korrupsioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco