Si u manipuluan emërimet/ Padia që zbulon kapjen politike të SPAK

Si u manipuluan emërimet/ Padia që zbulon kapjen politike të SPAK

11:12, 22/01/2022
A+ Aa A-

Sistemi i ri i drejtësisë, që u ngjiz për të qenë i pavarur nga politika dhe për të luftuar korrupsionin në nivelet e larta të qeverisjes, po shfaq simptomat e së njëjtës sëmundje, nga i cili vuante sistemi i vjetër.

Për të kuptuar fijet që luhen në prapaskenë shërben denoncimi i prokurores Sonila Muhametaj, e cila ka dërguar në gjykatë trupën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilën e akuzon për manipulim të emërimeve në SPAK. Sipas lajmit të gazetares Anila Hoxha, prokurorja pretendon se pikët në garën për të qenë pjesë e SPAK, u manipuluan.

Emri që ngre dyshime të forta për ndërhyrjen e politikës është ai i prokurorit Alfred Shehu. I famshëm për konferencën me gazetarët pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, prokurori Shehu u bë protagonist i një manipulimi të pastër për interesa politike.

Duke mohuar publikisht që në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani nuk u gjetën materiale zgjedhore, prokurori Alfred Shehu i kreu një shërbim të çmuar Partisë Socialiste pak ditë para 25 Prillit.

Më pas në sallën e gjyqit, ai pranoi të kundërtën e asaj që kishte pohuar në konferencën me gazetarët. Rezultoi se bashkëpuntorë të Pjerin Xhuvanit kishin në makina materiale zgjedhore dhe ata ishin ndaluar nga militantë të Partisë Demokratike, sepse po blinin vota në lagjet më të varfra të Elbasanit, përmes disa listave që përdornin patronazhistët e PS.

Pasi Rama fitoi mandatin e tretë, karriera e Alfred Shehut njohu vetëm ngjitje. Nga Elbasani ai u katapultua si drejtues i prokurorisë së Sarandës. Nga Saranda u propozua si prokuror i SPAK dhe brenda pak javësh fitoi garën me ish prokuroren e Krimeve të Rënda, Sonila Muhametajn.

Por kjo e fundit nuk e ka lënë me kaq. Në ankimimin që i ka bërë procedurave të përzgjedhjes së prokurorëve të tjerë në SPAK, Muhametaj arsyeton se Alfred Shehu u emërua padrejtësisht në këtë post.

Për Shehun, shprehet prokurorja, KLP nuk u thellua dhe nuk mori informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit se si kishte hetuar përderisa “prokurori fitues i SPAK pati disa qëndrime jo korrekte pasi u pyet nga media për prova mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit”.

Padia ngre dyshime të forta për kapjen e SPAK nga Partia Socialiste dhe implikimin në të njëjtën skemë edhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në padinë e saj, Sonila Muhametaj thotë se procesi i emërimeve në SPAK duhet të jete i hapur, ndërkohë që dy anëtarë të KLP sipas paditëses gjenden në konflikt interesi dhe duhet të kishin dhënë dorëheqjen . Sepse Sonila Muhametaj këmbëngul se i ka pasur nën hetim ata apo të afërmit e tyre. Duke u krahasuar me kolegët Shehu dhe Gokaj ajo kujton jo vetëm volumin e dosjeve që ka hetuar, por edhe parametrat që kërkohen për t’u ngritur në karrierë në SPAK./LAPSI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani22/01/2022 13:04

TASHME NARKO-SHTETI ME MAFIOZ NE BOTE ME TE GJITHA STRUKTURAT E TIJ TE MIRE-ORGANIZUARA KRIMINALE ESHTE MJAFT I KONSOLIDUAR! KJO ESHTE PIRAMIDA KRIMINALO-MAFIOZE SHTETERORE ME E RREZIKSHME PER DREJTESINE, DEMOKRACINE DHE LIRINE E POPULLIT SHQIPTAR!! POR ME TRAGJIKJA ESHTE QE TASHME KJO ORGANIZATE FAMEKEQE KRIMINALO-MAFIOZE FATKEQESISHT KA EDHE MBESHTETJEN TOTALE TE QEVERISE SOROSIANE AMERIKANE! LUFTA E DEMOKRATEVE SHQIPTARE DO TE JETE MJAFT E VESHTIRE KUNDER KESAJ KLIKE NARKO-MAFIOZE ME MBESHTETJE MAFIOZE AMERIKANE DHE ME SPONZORIZIM KORRUPTIVO-KRIMINAL SOROSIAN! PRANDAJ U BEJ THIRRJE JO VETEM DEMOKRATEVE SHQIPTARE, POR TE GJITHE OPOZITES SE VERTETE SHQIPTARE, TE GJITHE POLICEVE, GJYQTAREVE DHE PROKUROREVE, ARSIMTAREVE, MJEKEVE, GAZETAREVE DHE TE GJITHE INTELEKTUALEVE TE LIRE DHE TE NDERSHEM SHQIPTARE DHE TE GJITHE SHOQERISE SE VERTETE CIVILE SHQIPTARE QE TE BASHKOHEN SA ME SHUME DHE SA ME AFER PER TE FITUAR DHE TRIUMFUAR NE LUFTE TE ASHPER KUNDER KESAJ KLIKE NARKO-MAFIOZE DHE DIKTATORIALE! KY ESHTE REGJIMI DIKTATORIAL ME I EGRI DHE ME I RREZIKSHMI SOT NE TE GJITHE BOTEN DEMOKRATIKE. DEMOKRACIA ESHTE NJE VIRTYT I TE DJATHES BOTERORE, PRANDAJ SOT LUFTA PER DEMOKRACI NUK ESHTE VETEM NJE LUFTE E DEMOKRATEVE DHE INTELEKTUALEVE TE LIRE SHQIPTAR, POR ESHTE NJE LUFTE EVROPIANE DHE BOTERORE!! SHUME VENDE NE EVROPE DHE NE BOTE QE SOT DREJTOHEN NGA MAJTISTET, KANE BERE NJE REGRES NE TE GJITHA DREJTIMET DHE FUSHAT E JETES, NIVELI I KORRUPSIONIT KA ARRITURA MAJAT NDERSA NIVELI I DEMOKRACISE KA KAPUR FUNDIN E VET! SHPRESOJME QE NE EVROPE, NE SHBA DHE NE BOTE TE FITOJNE NE ZGJEDHJET E TYRE PARTITE E SPEKTRIT TE DJATHTE DHE KJO DO TE JETE NJE FITORE E JASHTEZAKONSHME EDHE PER DEMOKRATET DHE OPOZITEN E BASHKUAR SHQIPTARE!!

Shto koment

Denonco