'Mban peng presidencën/ Rama sulmon Metën dhe e shpall 'non grata'

'Mban peng presidencën/ Rama sulmon Metën dhe e shpall 'non grata'

10:48, 24/01/2022
A+ Aa A-

Grupi parlamentar i PS ka zhvilluar një mbledhje këtë të hënë. Pjesëmarrës në këtë takim ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Ai ka folur fillimisht për Këshillimin Kombëtar ku i ka dhënë deputetëve udhëzimet e tij.

Më pas Rama sulmoi presidentin Ilir Meta. Sipas kryeministrit Rama, Meta për një kohë të gjatë ka shkelur kushtetutën, ndërsa mban peng institucionin.

Duke ironizuar me situatën në opozitë, Rama e shpalli Metën 'non grata'

‘Të gjithë kundër të gjithëve për të provuar forcat mes të gjithëve. Dy Parti Demokratike, njëra më e madhe se tjetra dhe një tjetër parti me e madhe se të dyja bashkë! 3 liderë, njëri 'grata', tjetri 'non grata', i treti të dyja bashkë, edhe 'grata', edhe 'non grata'. 3 popuj pas tyre, populli i 11 dhjetorit, i 18 dhjetorit dhe i 2 marsit, ky treti i vërteti që merr jetë mes të parit dhe të dytit. Kjo është oferta për demokratët dhe për të gjithë ato që e quajnë veten pjesë të këtyre tre popujve, ndërkohë që populli është i qartë për çfarë sheh. Në emër të këtyre tre popujve do të thirren 6 fushata. Rraqe rraqe rikiko sa gishta janë këtu. Teksa rraqet do të hidhen mbi njëra-tjetrën, duke i kthyer 6 bashki në rraqe, ne duhet të shikojmë punën tonë derë më derë nëpër të gjitha lagjet e këtyre bashkive," tha Rama.

“Forcat e angazhuara në këto 6 njësi do të jenë kryesisht forcat vendore. Mesazhet tona duhet të jenë thuajse tërësisht të lidhura me hallet dhe problemet e komuniteteve vendore të këtyre bashkive. Ndërkohë, sa më pak politik në këto zgjedhje aq më mirë. Politikisht panorama e këtyre zgjedhjeve është e qartë, nga njëra anë ne me punë dhe nga ana tjetër kundërshtarët tonë, në 6 shtete me 12 përsheshe, 18 e mundshme edhe më shumë mbase. Nga njëra anë ne me 6 kandidatë, me 12 ose 18 kandidatë që do të luftojnë me mbijetesën politike. Nga njëra anë ne, këta që jemi, me të mirat dhe të metat tona, për të punuar për këto qytete, nga ana tjetër ata me brava, varre, trastat me dekorata, të gjithë kundër të gjithëve, për të provuar forcat mes tyre, në kurriz të atyre bashkive”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DajJaku24/01/2022 12:40

Vetëm një rrugaç bordellosh (fatkeqësisht kryekarministër) mund të tallet në këtë mënyrë për situatën që ka krijuar vetë duke harxhuar miljardat e e vjelura nga taksat e popullit më të varfër e më të mjerë të Globit, duke blerë e korruptuar njerëz, vota, ambasadorë e ambasadoresha, gjyqtarë e prokurorë, duke përdorur policinë e shtetit si një bandë kriminelësh mafiozë. Mut nga palo bythë.

Shto koment

Denonco