Deklaratat e Veliajt kundër Dukës, Gjokutaj: Sillet si padrino i FSHF, duhet të japë dorëheqjen!

Deklaratat e Veliajt kundër Dukës, Gjokutaj: Sillet si padrino i FSHF, duhet të japë dorëheqjen!

18:31, 24/01/2022
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj, në një intervistë me Skype në emisionin Task Force në Syri Tv, komentoi deklaratat e Erion Veliajt kundër FSHF-së.

Gjokutaj thekson se Veliaj tani sillet edhe si padrino i FSHF-së, duke shtuar se duhet që me këtë fjalor që përdor, të japë dorëheqjen.

“Veliaj ka përdorur një fjalor aspak të kujdesshëm, është shantazh dhe presion kjo që bën. Veliaj përdor këtë mënyrë, sepse në mënyra të tjera me siguri që ka dështuar. Veliaj nuk është padrino i FSHF-së. Klubet në rrethe nuk janë privatizuar. Veliaj do që të kapë të gjitha institucionet dhe do që të orientojë edhe institucionet sportive, siç do vetë. Nga personat e interesuar duhet bërë edhe kallëzim penal.

Së paku Veliaj të kërkojë ndjesë dhe të japë dorëheqjen, sepse kur një kryetar bashkie flet në një mbledhje me fjalor banal, imagjinoni se çfarë bën kur nuk ka as filmime e asgjë, e është person që kërkon të imponohet tek 98 përqind e njerëzve, edhe pse në këtë punën e sportit nuk ka as 2 përqind pushtet”, deklaroi Gjokutaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco