‘Këshillimi Kombëtar’/ Vurmo: Instrument që i shërben propagandës! Asnjë parametër minimal për një anketë

‘Këshillimi Kombëtar’/ Vurmo: Instrument që i shërben propagandës! Asnjë parametër minimal për një anketë

17:25, 24/01/2022
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, Gjergji Vurmo, drejtor programesh në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, ka folur për 'Këshillimin Kombëtar' të Ramës dhe si po e përdor kryeministri nismën e radhës për propagandë dhe cili është rreziku për qeverisjen.

Vurmo theksoi se ‘Këshillimi Kombëtar’, në thelb synon të shndërrohet në një instrument që i shërben propagandës dhe pyetje e bëra në atë pyetësor shfaqin problematika mjaf serioze.

Vurmo: Në parim çdo nisëm e institucioneve shtetërore që duan të përmirësojnë qeverisjen dhe ta sjellin më pranë nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve është e mirëpritur. Në fakt, në vitet e fundit Shqipëria ka vuajtur nga mungesa e konsultimit me qytetarët, kujtoni këtu protestën e kuksianëve, të cilët e dogjën trarin e vendosur ku duhet të paguhej taksa e rrugës, kujtoni këtu protestën e teatrit, protesta e studentave etj. Nëse kemi pasur nevojë që qeveria të konsultohej me qytetarët, në këto 5-6 vitet e fundit, nuk besoj se kemi pasur aq shumë nevojë. Nga kjo pikëpamje çdo nisëm do të ishte e mirëpritur, por nga ana tjetër që synon vetëm formalisht të bëjë këtë, por në thelb synon të shndërrohet në një instrument që i shërben propagandës, normalisht që kjo është gjë tjetër. Forma për tu këshilluar me qytetarët edhe kuadri ligjor aktual na i mundëson format si referendumi, nismat ligjore, dëgjesat publike, konsultimi publik për të propozime konkrete jo pyetje.

Reagimi im në rrjtet sociale është ai lloj reagimi që të nxit kur përballesh me një situatë, ku ne paguajmë rreth 200 mijë euro për këtë kaprico të re, ku nuk i shërben asnjë lloj konsultimi me qytetarët por vetëm i shërben propagandës.

Së pari ky lloj pyetësori nuk plotëson as një lloj parametri minimal për bërjen e një ankete.

Së dyti ne nuk e dimë se kush do ti përgjigjet këtij pyetësori dhe sa grupi i atyre njerëzve që do ti përgjigjen, sa do të jetë përfaqësues për shqiptarët.

Në fund të shkurtit mund të thotë kryeministri se i janë përgjigjur rreth 600 mijë persona  këtij pyetësori, por nga ta dimë ne se kjo shifër është përfaqësues për të gjithë shqiptarët, nga ta dimë që nuk janë thjesht grupi i patronazhistëve dhe i të patronazhuarve të cilët i pëgjigjen atij pyetësori.

Pyetje e bëra në atë pyetësor shfaqin problematika mjaf serioze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco