Gjinishi tregon historinë: Ja si Basha futi ‘hundët’ në KMSH, theu laicitetin e shtetit shqiptar

Gjinishi tregon historinë: Ja si Basha futi ‘hundët’ në KMSH, theu laicitetin e shtetit shqiptar

21:30, 20/01/2022
A+ Aa A-

Ish-nënkryetari i KMSH-së Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, ka rrëfyer një histori sesi Basha ka ndërhyrë në punët e KMSH-së.

Gjinishi theksoi se Basha ka futur hundët në punët e KMSH-së, duke shtuar se ka thyer laicitetin e shtetit shqiptar.

“Çfarë ndodhi në atë kohë. Mblidhen organizmat e vendimmarrjes të KMSH-së në një moment dhe vendosën që të nxjerrin jashtë Komunitetit, individët që kishin funksione shumë të larta në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

Në atë kohë, ministër i Rendit ishte Lulzim Basha. Ky është rasti i parë që shteti fut duart në një institucion, duke shkatërruar sistemin laik që ka Shqipëria që nga momenti i shpalljes së Pavarësisë. Basha solli civilë në goditje të KMSH-së për një javë dhe shumë anëtarë nuk u lejuan të futen në seli. Basha theu laicitetin e shtetit. Ishte incident shumë i rëndë dhe qeveria ndërhyri në punë të KMSH-së. Basha thirri të gjithë krerët e KMSH dhe u tha se duhet të jeni në këtë krah e jo në tjetrin, në krah të Gylenit”, deklaroi Gjinishi.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco