Zgjedhjet e pjesshme, Deromemaj: Marrim pjesë me kandidaturat më të mira dhe fitojmë

Zgjedhjet e pjesshme, Deromemaj: Marrim pjesë me kandidaturat më të mira dhe fitojmë

16:51, 20/01/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së në Vlorë Genc Deromemaj, në një intervistë me Skype me moderatoren Armela Ferko në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, ka komentuar mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në vend.

Deromemaj theksoi se PD do të marrë pjesë në këto zgjedhje me kandidaturat më të mira të zgjedhura nga baza e jo nga Basha, duke shtuar se në fund do të fitohen zgjedhjet.

“Jemi të hapur për të marrë pjesë në zgjedhje të pjessshme. Do marrim pjesë në zgjedhje me kandidaturat më të mira dhe do fitojmë. PD do zgjedhë kandidaturat e veta me anë të primareve, deri më datë 30 përmbyllet ky proces zgjedhjeje. Propozimet e Bashës nuk janë të PD-së, mund të jenë propozime të demokratëve, por nuk do jenë të Partisë Demokratike aktuale.

Shpresoj që brenda 22 marsit, kur do mbahet edhe Kuvendi i radhës, besoj se do kemi edhe kandidatët tanë zyrtarë e do të jemi në ballë të betejës, që do ta fitojmë. Dhuna ndaj demokratit në Kurbin nga mbështetësit e Bashës është shumë e rëndë. Këto janë skena të turpshme dhe organizatori i këtyre skenave është z Basha. Durimi i demokratëve një ditë do të shterojë. Karshillëku i Bashës nuk do të durohet më një ditë”, deklaroi Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES20/01/2022 20:57

KETO ZGJEDHJE TE PJESSHME JANE MJAFT TE RENDESISHME DHE DOMETHENESE, JO THJESHT DHE VETEM PER FAKTIN SE KUSH DO TA FITOJE BASHKINE PERKATESE, POR KONSIDEROHET SI NJE VOTIM PER DEPUTETIN E ZONES PERKATESE DHE DO TE TREGOJESE NE CFARE NIVELI GJENDET SECILA FORCE POLITIKE PERBALLE ELEKTORATIT, ANTARESISE DHE VOTUESVE TE TYRE. KETO ZGJEDHJE DO TA KONFIRMOJNE KETE REALISHT, NESE ME TE VERTET DO TE ZHVILLOHEN ZGJEDHJE TE DREJTA, TE LIRA , DEMOKRATIKE DHE TE NDERSHME. ESHTE GJITHASHTU EDHE TESTIM DHE PROVE GJENERALE PER TE VERIFIKUAR ROLIN DHE NDIKIMIN POZITIV APO NEGATIV TE PUSHTETIT NE PROCESIN ZGJEDHOR!

Shto koment

Denonco