'E shitën Shqipërinë'/ Berisha publikon videon: Thirrje që buron nga thellësitë e një shpirti të revoltuar

'E shitën Shqipërinë'/ Berisha publikon videon: Thirrje që buron nga thellësitë e një shpirti të revoltuar

15:11, 03/01/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook videon e një qytetari nga Fieri i cili denoncon shpopullimin e Shqipërisë. 

Fermeri thotë se ka rënë fuqia blerëse si pasojë e largimit të shqiptarëve jashtë vendit. 

Ai bën thirrje që të rinjtë të ngrihen dhe të shpëtojnë fatet e vendit. 

"Nje thirrje qe buron nga thellesite e nje shpirti te revoltuar!", e quan ish-kryeministri Sali Berisha apelin e qytetarit për tragjedinë kombëtare që po përjeton vendi. 

Fermeri Astrit Lamaj: "Ja, makina plot. Ku ka njerëz këtu. S'ka fuqi blerës, dy pleqë... Shqipërinë e shitën. Pse nuk ngriheni ju djemtë dhe vajzat e reja. Ngrihuni dhe jepini krah Shqipërisë. Iku Shqipëria, mbaroi, u shit. Ne s'kemi mundësi më. Ju kërkoni sërish dhjamë nga ne. Çohuni njerëz, u shit Shqipëria. Unë prodhoj dhe dal e shes këtu. Çfarë fitoj unë këtu? Quhem Astrit Lamaj dhe jam nga Cakrani. 5 pleq kanë ngelur në Shqipëri, po talleni me këtë popull", shprehet ai.  

Postimi i Berishës
"Nje thirrje qe buron nga thellesite e nje shpirti te revoltuar!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Azemi03/01/2022 23:36

Me te vertete nje thirrje nga shpirti i nje populli qe po vuan. Une do te shtoja, shikoni ne detaj fushaten e Rames, dhe do gjeni se shumicen e kohes fliste per te miren e gjysheve dhe gjysheve Shqiptare. Sepse Rama e dinte (nga te dhenat shteterore, evropiane dhe patronazhiste) se rinia dhe familjet e reja ne 8 vitet e fundit kane ikur me nxitim te pershpejtuar. Prandaj e dinte se qe te fitosh duhet te genjesh si ujk pleqte e Shqiperise, dhe Rama e hapi thesin e genjeshtrave me batuta. Natyrisht qe pleqte zemer mire e besuan ujjkun, por hidherisht njelloj si ne perrallen ku gjyshja e kesul-kuqes i besoi ujkut, dhe ujku e hengri gjyshen bashke me kesul-kuqen (rinine Shqipetare). Po fale zotit ne pyll ka edhe druvare te mire qe mund ta vendosin drejtesine e ujkun qe ha pleq e rini, aty ku e ka vendin. Duket si perralle, por ne Shqiperi eshte realitet i hidhur ashtu si e ndjen edhe zoti Astrit Lamaj me siper. I lutem zotit qe cdo njeri qe e ka pas dhuntine te jete ne lartesine politikes, medias apo edhe institucioneve shteterore (e kam fjalen per gjykates te drejte, police te ndershem e prokurore me ndergjegje te dlire) te bejne ac sa munden, qe populli Shqipetar te mos shuhet, e qe Shqipetaret te mos shohin se si Shqiperia po shitet.

Shto koment

Denonco