Në mënyrë paradoksale, takimin e thirrur nga Lulzim Basha në Pallatin e Kongreseve e ka hapur një ish-zyrtar i Edi Ramës.
Bëhet fjalë për Ilir Dizdarin.
Ky i fundit ka qenë kreu i Komitetit të Kulteve.
Ai ishte shkarkuar nga Edi Rama në vitin 2015. Vendimin e mori vetë Rama, ndërsa Dizdari nuk e komentoi në atë kohë.
Në takimin e Bashës, Dizdari bëri thirrje që “të bëjmë Shqipërinë si Europa”.
© SYRI.net