VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Ja pse do protestojmë të hënën, do mblidhemi në oborrin e PD

VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Ja pse do protestojmë të hënën, do mblidhemi në oborrin e PD

10:29, 18/12/2021
A+ Aa A-

Duke folur për mediat pasi votoi, lideri historik demokrat, Sali Berisha, bëri thirrje sërish për pjesëmarrje masive në protestën e ditës së hënë në orën 4.

“Ditën e hënë në ora 4, të gjithë në Tiranë në një protestë të fuqishme,” tha Berisha, duke theksuar se do votohet kundër nismës së Ballkanit të Hapur, por edhe kundër vjedhjes dhe korrupsionit 8-vjeçar të qeverisjes së Edi Ramës, duke e vënë theksin te afera e inceneratorëve.

Berisha tha se protestuesit do mblidhen në selinë e PD.

“Nuk ka protestë para selisë së PD. Por vendi i grumbullimit të demokratëve ditën e hënë do jetë oborri i selisë. Unë ftoj të gjithë demokratët të bashkohen dhe të protestojmë para kryeministrisë. Selia e PD nuk është prona e Lulzim Bashës. Sot Lulzim Brava në orën 5 të pasdites merr verdiktin që meriton. Ky revolucion nuk ndalet nga asgjë. Rama edhe po të dalë lakuriq, nuk e ndal vrullin e këtij revolucioni,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco