VIDEO virale e Bushatit/ Paloka: Ja çfarë i thashë Bashës në zyrë

VIDEO virale e Bushatit/ Paloka: Ja çfarë i thashë Bashës në zyrë

12:50, 17/12/2021
A+ Aa A-

Nga Edi Paloka

Shoh që është bërë virale një video e Andi Bushatit me Bashën. Të gjithë ata që nuk e kanë pëlqyer të vërtetën që ka thëne Bushati, i janë sulur jo asaj çfarë ka thënë, po prejardhjes se tij familjare (megjithëse gjithë këto vitet e fundit deri më 25 prill kur Bushati mbështeste Bashën, prejardhja e tij ishte e njëjta)!

Në fakt atë që ka thënë mbrëmë Bushati, unë ia kam thënë Bashës në zyrën e tij, ditën që u shpall publikisht “non grata” e Berishës. I kam thënë tekstualisht: “Ky nuk është një vendim kundër Berishës. Ky është vendim kundër teje si kryetar i PD. Eshtë kundër ne të gjithëve, që të ulim koken e Rama të rri i qetë!”.

Atë ditë Basha ishte dakord me mua dhe në fakt qëndrimi i tij i parë ishte i drejtë dhe nuk ndryshonte nga ai i Berishës: “më sillni prova, të mbaj qëndrim”. Prova nuk iu dhanë kurrë as atij, as dikujt tjetër, por Basha ndryshoi qëndrim, siç është shprehur vetë, nën kërcënim!

Më tej, pasi Basha shpalli largimin e Berishës nga grupi, ia kam kujtuar çfarë i kisha thënë, duke i shtuar se kështu “i shkove pas fijes atyre që duan shkatërrimin e PD”. Sigurisht ai nuk e pranoi këtë, por rezultati është i qartë sot!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ai17/12/2021 15:24

Paska fol ky qe deri ne 1995 ne dhomen e tij mbante foton e Enver Hoxhes, ndjese jo ky e mbante i ati, e ky bente opozitarin ne ate kohe kur bente reklama ke RD per goma makinash bashke me emin barcin e nanos.... ah e mjera PD ku erdhe......

B17/12/2021 14:36

Kim. Ah Kim Jon il Kim irsen mao ce dun Donald Lu Kim Kim Kim po kjo S’ eshte Amerike Shqiptaret nuk jane dele oj grua me banim ne USA apo mentalitet Maoist.

Shto koment

Denonco