Interpelanca/ Rama i delegon Spiropalin, revoltohet Vangjel Dule

Interpelanca/ Rama i delegon Spiropalin, revoltohet Vangjel Dule

10:31, 16/12/2021
A+ Aa A-

Deputeti i opozitës Vangjel Dule kishte thirrur sot në interpelancë në Kuvend kryeministrin Edi Rama për çështjen e respektimit të të drejtave të minoritetit.

Por Rama nuk ka pranuar të flasë dhe ia ka deleguar interpelancën ministres Elisa Spiropali.

Dule shprehu indinjatën e tij dhe nuk pranoi që të zhvillojë interpelancën me Spiropalin.

"Jam njoftuar sot në mëngjes se kryeministri nuk paska denjuar që të diskutojë për këtë çështje dhe e ka deleguar. Është mënyrë cinike, e ka të plotë mundësinë që ta bëjë, por jo dëshirën. Më datën 9 nëtor e depozitova kërkesën".

"Qëndrimi i sotëm i kryeministrit Rama dëshmon se për të respektimi i të drejtave të minoriteteve dhe i lirive të tyre nuk ekziston në axhendën e prioriteteve të tij. Por për fatin tonë të mirë ekziston për BE-në. Ky debat nuk mund të bëhet i fragmentarizuar, me keqardhje nuk e pronoj interpelancën me Spiropalin. Vendoseni vetë zonja kryetare se kur do të zhvillohet. Është qëndrim abuzim",’ tha Dule.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ani16/12/2021 13:08

Gamisu pushtare

Shto koment

Denonco