Adriatik Llalla kërkon strehim politik në Itali, të mërkurën vendoset

Adriatik Llalla kërkon strehim politik në Itali, të mërkurën vendoset

13:42, 13/12/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeprokurori i Shqipërisë Adriatik Llalla nuk është arrestuar, por vijon të qëndrojë i lirë në Romë në kryeqytetin e Italisë.

Lajmi për lirimin e tij konfirmohet nga burime të afërta të ish-kryeprokurorit Llalla, të cilat thanë për ‘Ora News’ se Llalla as nuk është arrestuar dhe as nuk është vetëdorëzuar në policinë Italinë.

Llalla është paraqitur disa kohë më parë në Zyrën e Migracionit në Itali, duke kërkuar statusin e Azilantit Politik në këtë shtet, pas sipas tij gjykimi dhe ndjekja penale kundër tij, kanë qenë të sigmatizuara nga faktorë politikë të brendshëm dhe të jashtëm që veprojnë në Shqipëri.

Llalla aktualisht është i lirë në Itali në pritje të përfundimit të gjithë procedurës së marrjes ose jo të statusit të azilantit politik.

Për këtë çështje vendoset ditën e mërkurë, ku do të zhvillohet një seancë gjyqësore.

Gjatë kohës së ndjekjes së procedurave të azil kërkuesit, ish-kryeprokurorit i është komunikuar dhe mandati i arrestit ndërkombëtar i lëshuar nga SPAK, por arrestimi në fakt nuk është kryer, pasi Llalla është lënë i lirë.

Në muajin tetor të vitit 2021, ish-kryeprokurori u deklarua fajtor dhe dënua me 2 vite burgim nga Gjykata e Posaçme e Apelit në Tiranë.

Para se të jepej ky vendim ish-kryeprokurori Llalla u largua jashtë Shqipërisë, duke u strehuar në Romë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco