VIDEO-SYRI TV/ Kuvendi i PD: Votim i fshehtë dhe referendum për shkarkimin e Bashës

VIDEO-SYRI TV/ Kuvendi i PD: Votim i fshehtë dhe referendum për shkarkimin e Bashës

12:57, 11/12/2021
A+ Aa A-

Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit të PD, i cili është duke u mbajtur në Air Albania, mori vendimin që të hedhë në votim të fshehtë shkarkimin e kryetarit aktual të partisë Lulzim Basha.

Po ashtu, Kuvendi anuloi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Basha më 18 dhjetor.

Votimi i fshehtë për shkarkimin e Lulzim Bashës, për thyerje të rënda statutore, pritet të mbahet gjatë ditës së sotme, ndërsa më 18 dhjetor pritet të ratifikohet me referendum kjo vendimmarrje.

Ndërkohë, mësohet se më 22 dhjetor, Kuvendi do të mblidhet sërish për të zgjedhur strukturat e reja të PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco