'Është antisocial'/ Presidenti Meta kthen në Kuvend ‘Buxhetin e 2022’

'Është antisocial'/ Presidenti Meta kthen në Kuvend ‘Buxhetin e 2022’

13:01, 10/12/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të kthejë për rishqytim në Kuvend ligjin për ‘Buxhetin 2022’:

Sipas presidentit, ky buxhet në tërësinë e tij është një plan financiar antisocial.

‘Ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale;

Paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik,  përdorimit dhe efektit ekonomik të tij;

Mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë;

Mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor’, thuhet në arsyetimet e presidentit.

DEKRET PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 115/2021 ‘PËR BUXHETIN E VITIT 2022’

Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj:

Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 115/2021 ‘Për Buxhetin e vitit 2022’, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Te gjitha arsyet e kthimit te Buxhetit ne Kuvend

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco