Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Venecia 'pro' shtyrjes së afateve të Vettingut. A do t'i bashkojë votat Basha me Ramën?

Venecia 'pro' shtyrjes së afateve të Vettingut. A do t'i bashkojë votat Basha me Ramën?

19:32, 01/12/2021
A+ Aa A-

Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje Kuvendit të Shqipërisë lidhur me shtyrjen ose jo të mandatit të komisioneve të Vettingut, KPK dhe KPA.

Në opinionin e mbërritur këtë të mërkurë thuhet se Venecia është pro shtyrjes së këtyre afateve. 

Venecia arsyeton se "amendamenti kushtetues, për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik, është në përputhje me standardet ndërkombëtare".

"Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane. Komisioni i Venecias qëndron në dispozicion të autoriteteve shqiptare për më tej ndihmë në këtë çështje", thuhet më tej në raport.

Ishte Partia Socialiste e cila i kërkoi Komisionit të Venecias opinion për zgjatjen e organeve të vetingut, ndërkohë që një nismë të tillë e mbështet edhe ambasada amerikane dhe ambasada e BE-së.

Edhe ONM ishte pro zgjatjes së mandatit të organeve të Vettingut.

Socialistët kërkojnë që puna të vazhdoje deri në dhjetor të vitit 2024, për faktin se gjysma e trupës se gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk kanë kaluar ende në Vetting. 

Për miratimin e ndryshimeve Kushtetuese nevojiten 94 vota. Mbetet për t'u parë nëse PD do të bashkojë votat me PS për zgjatjen e mandatit të dy insituticioneve të Vettingut të sistemit të drejtësisë. 

Pikërisht shtyrja e mandatit të Vettingut për analistët politikë është konsideruar si pjesë e pazarit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës për të miratuar më pas Vettingun në politikë sipas propozimeve të PD. Nismë e cila bie ndesh me disa parime dhe Kushtetutën e vendit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco