Lajmi i fundit

Meta: Po shkoj te Dumdumani që nuk guxon të përmendë emrin e Ramës

‘U tronditëm nga sulmi me 3 të vrarë’, Kurti: Policia me kapacitet të plotë në hetimin e krimit

‘U tronditëm nga sulmi me 3 të vrarë’, Kurti: Policia me kapacitet të plotë në hetimin e krimit

23:00, 26/11/2021
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas lajmit tragjik me tre të vrarë nga sulmi me armë ndaj autobuzit me nxënës në Gllogjan të Deçanit.

Duke i shprehur ngushëllime familjarëve, Kurti theksoi se policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.

Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë.

Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco