'Mercedesi i bardhë na erdhi drejt'/ Truproja i Berishës: Si u shmang përplasja me makinën e ish-kryeministrit

'Mercedesi i bardhë na erdhi drejt'/ Truproja i Berishës: Si u shmang përplasja me makinën e ish-kryeministrit

22:35, 26/11/2021
A+ Aa A-

Ervis Tushe, truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pas aksidentit mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Mamurras, ku një automjet në kundravajtje dhe me shpejtësi shkaktoi një aksident të rëndë. 

Tushe rrëfen se makina 'Mercedes Benz' i bardhë me targa të Kosovës ka qenë duke lëvizur kundravajtje dhe me shpejtësi drejt tyre, ndërsa falë aftësisë së shoferit, është bërë e mundur shmangia e përplasjes me automjetin ku ndodhej ish-kryeministri Sali Berisha. 

Mësohet se edhe dy mjete të tjera që udhëtonin pas makinës së ish-kryeministrit kanë manovruar në rrugë duke shmangur në këtë mënyrë përplasjen ballore.

Ndërkohë që pasi dy makinat u shmangën, automjeti i tretë ka kryer një frenim të fortë për të shmangur përplasjen me mjetin me targa të Kosovës dhe për pasojë është goditur nga prapa nga një makinë e rastit. Sipas Policisë së Shtetit, nga aksidenti janë dëmtuar lehtë dy shtetasit kosovarë.

Tushe thotë se z.Berisha ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, përfshirë edhe personat e tjerë pjesë e shoqërimit.

Reagimi
Pas takimit ne qytetin e Laçit, rreth ores 19:02, rruges ne kthim ne autostraden Milot-Mamurras, ne drejtimin tone vjen nje Mercedes i Bardhe 190 me targa te Kosoves, me shpejtesi ne kundravajtje. Fale aftesise te shoferit te makines se z. Sali Berisha u be e mundur shmangia e menjehershme e perplasjes, pasi makina ne kundravajtje ishte me shpejtesi tej normave te lejuara, po keshtu edhe dy makinat pas makines se z. Berisha, ndersa makina e trete e ndodhur balle per balle ka bere nje frenim te forte per ta shmangur ku si pasoje eshte goditur nga mbrapa nga nje mjet rastesor. E gjitha kjo ka ndodhur per shkak te shoferit qe po I jepte makines me shpejtesi ne autostrade ne korsine e gabuar. Fale zotit te gjithe jemi ne gjendje te mire shendetesore, perfshire doktor Berisha.
Ervis Tusha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korcari26/11/2021 22:55

Duhan.ta.eleminojne.fizikisht.z.berisha..vdekie.edi.mutit.vdekie.sorave.vdekie.lulusheve

Shto koment

Denonco