VIDEO/ 'Non grata' e Berishës, Kokalari: Vepër e një pjese të administratës amerikane, jo e SHBA

VIDEO/ 'Non grata' e Berishës, Kokalari: Vepër e një pjese të administratës amerikane, jo e SHBA

21:15, 15/11/2021
A+ Aa A-

Aktivistja e djathtë Evi Kokalari, e ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për shpalljen non grata të Berishës.

Kokalari theksoi se shqiptarët duhet ta kuptojnë se e gjitha është vepër e një pjese të administratës amerikane, me lidhje me Blinken apo Soros dhe nuk është vepër e Amerikës.

“Ai amerikane flas, kur DASH shpall dikë non grata, është diçka që merret seriozisht. Por dyshimi është se ata nuk japin asnjë fakt. Nuk ka fakt korrupsioni e kjo është diçka e dyshimtë. Duhet respektuar se çfarë bën DASH. Nëse po dëmtohet rëndë në opozitën e një vendi, është diçka jo e këndshme.

Ndërhyrja në punët e PD e pakonceptueshme, nuk ka fakte e kjo të bën të dyshosh se është dora e Soros. Prandaj shqiptarët thonë se ne jemi të gjithë non grata. Uroj që shqiptarët ta kuptojnë se këtë gjë e bën një administratë e caktuar në Amerikë, jo Amerika. Ju them shqiptarëve, që të presin sa të kthehen demokratët në pushtet. Këtë gjë po e bën Blinken, Yuri Kim, Biden etj. Drejtuesit aktualë në PD janë duke shkatërruar Partinë Demokratike”, u shpreh Kokalari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco