Berisha paralajmëron Ramën: Shqiptarët do votojnë me duar e këmbë

Berisha paralajmëron Ramën: Shqiptarët do votojnë me duar e këmbë

19:44, 15/11/2021
A+ Aa A-

Konferenca e paralajmëruar me urgjencë nga lideri historik demokrat, Sali Berisha, u mbyll sërish me një paralajmërim për Edi Ramën, të cilin Berisha e cilëson si përgjegjës për situatën e krijuar jo vetëm në vend, por edhe në PD.

Berisha përsëriti disa herë se Rama nuk duhet të luajë me pluralizmin në vend. Sa i përket Bashës, Berisha nuk e përmendi shpesh, duke theksuar vetëm se ai është peng i Ramës dhe zbaton urdhrat që i jep ky i fundit.

Duke folur për mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha la të nënkuptohet se nuk e njeh atë, pasi është një Kryesi false.

Berisha tha se Kuvendi Kombëtar i PD do mblidhet më 11 dhjetor dhe do të vazhdojë sipas rendit të ditës që kanë firmosur 4200 delegatët.

Berisha nënvizoi jo pak herë se ky rend nuk do të ndryshojë, ndërsa foli për një revolucion paqësor që do të vazhdojë edhe pas ditës së parë të Kuvendit Kombëtar, duke nënkuptuar rrëzimin e Bashës dhe më pas edhe të Ramës.

“Sa u përket protestave, e kam theksuar dhe e theksoj prapë, populli votëdhunuar, qytetarët, të cilëve Edi Rama iu rrëmbeu votën me patronazhistët e tij, si hije mesjetare, me drogën dhe paratë e krimit, me disbursimet e thesarit, me tenderat dhe prokurimet, përbën domosdoshmëri absolute që të përballet me qytetarët që do votojnë me këmbë e duar në protestën e tyre. Për të qenë i sinqertë me ju, burri i madh i kombit gjerman, Helmut Kohl, kur gjermano-lindorët protestonin çdo ditë dhe qindra-mijëra prej tyre gjenin mënyrën për të kaluar në Gjermaninë Perëndimore, Kohl u thoshte bashkëatdhetarëve: ata po votojnë me këmbët e tyre,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco