'Berisha po shkund PD-në', Floriana Garo: S’mund ta mendosh PD-në pa të, Foltorja shpresëdhënëse

'Berisha po shkund PD-në', Floriana Garo: S’mund ta mendosh PD-në pa të, Foltorja shpresëdhënëse

20:59, 11/11/2021
A+ Aa A-

Drejtoresha e Komunikimit në Foltoren e Berishës, Floriana Garo, e ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se nuk mund ta mendosh dot PD-në pa Sali Berishën.

Garo thekson se Foltorja e Berishës është shumë shpresëdhënëse.

“Që kur jam kthyer në Shqipëri, kam dhënë kontruibut në PD. Kjo sepse kam dashur të jap kontributin tim për ndryshimin në vend. Unë kam ardhur në Shqipëri nga Zvicra për të qenë në vendin tim dhe për të dhënë kontribut për PD në moment kyç të historisë. Basha vendosi të më vërë si zëdhënëse.

Por, marrëdhënia ime me Berishën ka qenë më e hershme dhe Berisha te unë ka ndikuar për përfshirjen time në PD, kjo se unë e kam vlerësuar dhe respektuar. PD nuk mund të mendohet dot pa Berishën. Unë mendoj se ndryshimi sot është të ardhurit në pushtet e PD, me të rinjtë që janë plot shpresë. Berisha është i ri në shpirt plot me shpresë, që po shkund PD-në në një mënyrë që nuk është menduar kurrë, edhe ai ka thënë se nuk e ka pritur. Foltorja është shumë shpresëdhënëse”, u shpreh Floriana Garo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco