‘Shqyrtimi kushtetues’/ PD tërhiqet, pranon ndarjen veçmas të dy amendamenteve

‘Shqyrtimi kushtetues’/ PD tërhiqet, pranon ndarjen veçmas të dy amendamenteve

19:57, 11/11/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme është zhbllokuar ngërçi i krijuar për shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga Partia Demokratike.

Në mbledhje ne radhës të këshilli të legjislacionit, opozita pranoi që amendamentet kushtetuese, propozimi i PS-së dhe ai i PD-së, të shqyrtohen në mënyrë të ndarë nga njëra-tjetra duke bërë që maxhoranca të japë votat pro kalendarit të punimeve.

“Megjithatë kemi kuptuar se ju nuk doni ta bëni këtë diskutim të përbashkët. Për ne ajo çfarë është prioritare është pikërisht kjo nisëm që po diskutojmë”, tha Alfred Rushaj.

Demokratët janë të qartë me datat e tyre duke parashikuar që brenda këtij viti të përfundojë shqyrtimi kushtetues.

“Për të mos ngelur në këtë pikë që është kalendari, propozimi ynë është që pas datës së sotme, mbledhjet të zhvillohen në datat 17 nëntor, 24 nëntor, 30 nëntor, 3 dhjetor, 10 dhjetor dhe pastaj mundësisht nëse ka konsensus të miratohet në seancë plenare të gjitha çështjet bashkë”, shtoi ai.

Kalendari i demokratëve mori edhe mbështetjen e shumicës duke tejkaluar një konflikt politik i cili u reflektua me disa bojkote mbledhjesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco