‘Nuk jam paguar nga serbët’/ Grenell akuza Kurtit: Refuzoi paratë e SHBA-së për gazin

‘Nuk jam paguar nga serbët’/ Grenell akuza Kurtit: Refuzoi paratë e SHBA-së për gazin

17:29, 11/11/2021
A+ Aa A-

Ish-i dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi nga Donald Trump, Richard Grenell po qëndron në Kosovë, ka ka sqaruar se akuzat e opinionistit serb Dusan Janjic se ai paguhet nga Serbia janë të pavërteta.

Grenell ka folur edhe për punën e gazit, duke thënë se Kosova ka refuzuar të pranojë para nga ShBA për të shtyrë përpara projektin e gazit.

Grenell: Ne kemi parë këtë personin nga Serbia që ka bërë këtë akuzën e rëndë për mua se jam duke u paguar nga Serbia. Kjo s’është e vërtetë aspak. Është lajm i rremë. Nuk mendoj se mediat duhet të raportojnë një gjë të tillë. Është thashetheme. Mediat kanë përgjegjësinë të raportojnë vetëm faktet.

Duke e quajtur përdorimin e qymyrit si të dëmshëm, Grenell ka kritikuar Qeverinë Kurti për refuzim të të hollave të SHBA-së për projektin e gazit që, sipas tij ,do të ishte më i lirë.

Grenell: Në Kosovë është nevoja që të hiqet qymyri nga përdorimi. Është i dëmshëm. Çfarë kemi parë prej qeverisë aktuale është një refuzim për të hollat e ShBA-së për gazin. Do të ishte më lirë dhe më e shëndetshme për njerëzit e Kosovës. Do të dëshiroja që ambasada amerikane të ishte më e qartë në këtë drejtim. Ata e humbën mundësinë që të jenë më të qartë”, tha ai.

Ish-amabasadori amerikan në Gjermani u shpreh se Administrata Biden duhet të jetë më agresive në Ballkan.

Grenell: Ideja që SHBA-ja është duke pritur Brukselin është frustruese. Ne duam të shohim më shumë veprime sa i përket dialogut. Administrata Biden duhet të jetë më agresive. Ata duhet të jenë më aktivë në Ballkan duke e caktuar një Emisar Special. Nuk e kam parë Joe Bidenin duke folur për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë./ Gazeta Express/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco