‘Foltorja me rininë’, kryetari i grupimit rinor demokrat: Basha ka një kompleks shumë të madh me të rinjtë

‘Foltorja me rininë’, kryetari i grupimit rinor demokrat: Basha ka një kompleks shumë të madh me të rinjtë

13:33, 08/11/2021
A+ Aa A-

'Foltorja' e djeshme i ishte dedikuar e gjitha për të rinjtë. U zhvillua në një ambjent të hapur ku morën pjesë shumë të rinj jo vetëm të Partisë Demokratike por të gjithë ata që janë të interesuar për të parë ndryshim dhe sigurisht për të parë propozimin e zotit Berisha në lidhje me këtë ndryshim.

Për të folur për këtë takim shumë të rrallë dhe të jashtëzakonshëm ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’ në SYRI.TV Imanuel Çaushi anëtar i Këshillit Kombëtar , i angazhuar që në vitin 2018 në rolin e zëvëndëskryetarit të Marëdhënies Ndërkombëtare në Forum dhe Malbor Duka  kryetar i grupimit rinor universitar demokrat.

Flavio: Le ta fillojmë me komentet mbi 'Foltoren' mbi të gjitha për raportin që ka pasur mes FRPD-së nisur nga deklarata e një dite më parë e Lulzim Bashës që duhet të kishte zgjedhje të reja dhe më pas kundërshtimin nga sekretari dhe kryetari i Forumit Rinor:

Duka: Duhet të kuptojmë që situata në Partinë Demokratike nuk është një situatë normale. Ne vijmë pas tre mandatesh në opozitë dhe natyrisht pakënaqësia është shumë e madhe. Partia Demokratike ka shkelur deri më sot kontratën e besimit që kishte me anëtarsinë, kontratën që kishte me qytetarët shqiptar  për t'i dhënë Shqipërisë një tjetër qeverisje, një tjetër model qeverisje jo atë të një narkoshteti që sot mbizotëron në Shqipëri, por një model qytetarije, një model evropian qeverisje. Dhe ky premtim natyrisht nuk është mbajtur dhe për këtë premtim duhet të ketë një mbajtje përgjegjësie nga i gjithë lidershipi aktual i Partisë Demokratike duke filluar nga kryetari i Partisë Demokratike zoti Lulzim Basha dhe më pas gjithë drejtuesit politik, drejtuesit të degëve dhe me radhë. Por duket që deri më tani nuk ka një reflektim në lidhje me këtë situatë. Është bërë një analizë sa për të thënë, nuk është se janë nxjerrë përfundime, nuk është se ka mbajtur njeri përgjegjësi për gjithë këtë situatë. Dhe çfarë është më e trishtja duket sikur ne në Partinë Demokratike po mësohemi me humbjen, pra humbja nuk përbën më lajm për ne, nuk përbën më shqetësim dhe askush nuk merr pëgjegjësinë mbi vete mbi atë se çfarë ka sjellë dhe se çfarë rezultati ka prodhuar në Partinë Demokratike këto probleme të brendshme. Ne duhet të kuptojmë që mbyllja e syve nuk është se do të ndryshojë gjë,dhe ne nuk mund  të presim se kur t’i mbyllim këto sy dhe kur t'i hapim këto sy situata ka ndryshuar si me magji. Duhet të reflektojmë mbi këto gjëra, të flasim lirshëm me njëri tjterin të shprehim të gjithë pakënaqësitë të shprehim të gjitha rezervat që kemi ndaj njeri- tjetrit gjërat që nuk kanë shkuar mirë para fushatës, gjatë fushatës apo dhe pas fushatës. Dhe  vendimet e fundit përjashtuese apo dhe gjuha agresive që është përdor dhe sidomos vendimet arbitrare që janë vendos për Forumin  Rinor të Partisë Demokratike dhe ndaj Forumit të Gruas e kanë rënduar pakënaqësinë tek këto dy organizata partnere që janë realisht shtylla e Partisë Demokratike, që japin kontribut të jashtëzakonshëm qoftë në fushatë qoftë në mbarëvatjen e aktiviteteve të Partisë Demokratike. Vendimi për të hapur zgjedhjet e FRPD-së deri më sot është një vendim që është shpallur në Facebook, nuk është se ka një vendim zyrtar, natyrisht është tërësisht arbritar është tërësisht në kundërshtim me statutin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë por edhe me statutin e Partisë Demokratike pasi në statutin tonë saksionohet qartë: që zgjedhjet hapen me vendim të kryesisë të partisë Demokratike të Shqipërisë dhe ky proces drejtohet dhe organizohet nga sekretari i përgjithshëm i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Çaushi: Forumi Rinor i Partisë Demokratike është përballur me një situatë të paprecedentë për ndonjë forum në Shqipëri që prej vitit’ 90. Ka pasur një mbështetje unanime të kryesisë së FRPD-së për bashkimin në këtë Foltore. Dua të shpreh një pikë shumë të rëndësishme që të gjithë duhet ta dinë. Një pjesë e mirë e kryesisë  së forumit tonë nuk janë Berishistë dhe kjo është shumë e rëndësishme për tu shprehur . Nuk është se ne  i jemi bashkuar asaj Foltore se ideologjia jonë është Berishizmi. Mendoj se kjo gjë duhet shprehur pasi ideologjia jonë është liria, është lira e të shprehurit.

Dori : Çfarë do të thotë Berishist sipas jush ?

Çaushi: Që të jemi mbrapa një figure të vetme. Që jemi Berishist dhe nuk kemi ato ideologjitë tonë por duam të mbrojmë vetëm me kultin e individit. Patjetër ne kemi respekt, përfshirë dhe mua kemi admirim për doktor Berishën që gjithçka ka arritur . Por e kam të rëndësishme  ta them sepse nga pala tjetër tentohet të shitet sikur ne jemi kamikaz të një individi por kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi në atë Foltore pasi ne besojmë në vlerat e lirisë , në vlerat e debatit në vlerat mendimit të shprehurit . Vlera të cilat lidershipin aktual të Partisë Demokratike e trembin. Dua të them në mendimin tim dhe çfarë kam kuptuar unë kryetari Basha ka një kompleks shumë të madh me të rinjtë dhe Forumin Rinor. Ka një kompleks shumë të madh sepse ne jemi shumë më të lirë sesa Basha do të dëshironte dhe ne kemi 6 vite që unë do të thoja pa frikë jemi opozitë brenda opozitës dhe kjo gjë atë e shqetëson dhe sidomos tani ai e di që prezenca jonë në atë Foltore është një këmbanë dhe është një këmbanë që nuk bie për ne e di ai shumë mirë se për kë bie. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco